BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitImam Ebu Abdurrahman El-Euzaai

Imam Ebu Abdurrahman El-Euzaai



Imam Ebu Abdurrahman El-Euzaai


Emri, ofiqi dhe prejardhja

(v.157.H. / 774 .M.) Ai ka qene Ebu Abdurrahman ibn Amr ibn Juhmid el-Euzaai’. Shkolla e drejtesise el-Euzaaija i pershkruhet atij. Ai eshte me prejardhje nga Benu Shejban, te cilet i perkasin Himjariteve. Ai jetoi ne ne nje fshat ne afersi te Damaskut me emrin Euzaa.

Vendi i tij i lindjes dhe femijeria.

Ai ka lindur ne vitin 88 p.H (707 p.K) ne Baalebek qe sot ndodhet ne Liban. Qe kur ishte femije ai humbi babain e tij dhe u rrit nga e ema e tij. Mesimin e tij te pare e mori ne Baalebek. Me vone shkoi per ne Damask tek Numejr ibn Avs el Eshaari dhe mesoi tek ai. Ne vijim ai takoi dijetaret e medhenj nga Damasku te drejtesise (fikhut), ne veçanti Mekhul ibn Ebu Muslim. Meqe Euzaai’u mesoi per nje kohe te gjate tek Mekhuli, njihet Mekhuli dhe si “Dijetari i el-Euzaai’ut” . Ne kete kohe ai mori mesim dhe nga Dahhak ibn Abderrahman.

Rinia dhe udhetimet e tia.

Kur Euzaa’iu arriti vitet e rinise, ai kishte arritur status te perparuar ne diturine Islame. Ebu Is’hak esh-Shirazi transmeton se Euzaai’u jipte Fetva kur kishte akoma vetem 13 vjeç. Me ane te diturive te tija te shkelqyera ne prozen arabe ai zuri vend ne Divan ur-Resaail. Gjate ketij aktiviteti ai udhetoi per ne Jemen dhe u njoh atje me dijetare. Ne veçanti ai admiroi Jahja ibn Ebu Kethir, saqe per nje kohe e la menjane punen e tij dhe mesoi tek ai. Ai transmetoi shume nga ai, por megjithate ne nje zjarr humbi gjithçka (ne nje renie zjarri).

Pas qendrimit te tij ne Jemen, ai udhetoi per ne Irak, Meke, Medine dhe Bejtul Mekdis dhe mesoi tek dijetaret si : Katade ibn Di’ame, Ata ibn Ebu Rebah, Muhammed el Bakir, Muhammed ibn Munkadir dhe Abdullah ibn Lahia.

Ai mesoi hadithe gjithashtu dhe nga: Zuhri, Nafi’, Ibn Sirini dhe Rebia ibn Ebu Abdurrahman. Nga ai kane transmetuar hadithe dijetaret si: Malik ibn Enes, Shu’ba ibn Haxhxhaxh, Sufjan eth-Theuri, Abdullah ibn Mubarek, Jahja ibn Seid el Kettan dhe Ebu Is’hak el Fezari.

Kur u nis ne udhetim per ne vendin e tij, ai ishte bere nje dijetar i madh.

Vitet e tij te vona

Ai e kreu mjaft here haxhin dhe takoi atje dijetare si: Malik ibn Enesin, Sufjan eth-Theuriun, Hakem ibn Utejben dhe kjo çoi ne shume diskutime te dobishme midis tyre. Ai ishte autoritativ ne zonen e Shamit. Gjithashtu nje shkolle Fikhu (drejtesie Islame) me emrin el-Euzaai’a i pershkruhet atij.

Ai udhetoi dhe nje here ne moshe te thyer per ne Liban, e kete radhe si ruajtesi i kufijve per te kryer sherbimin e tij ndaj All-llahut (subhnanehu ue teala). Atje dhe vdiq ne 28 Sefer 157 p.H (17. Janar 774 p.K). Ne varrimin e tij moren pjese, pa marre parasysh muslimanet dhe shume çifute dhe kristiane dhe kopte. Ai u varros ne nje fshat te vogel me emrin Hantush ne afersi te Bejrutit. Si kujtim ndaj tij, ne vitin 1979 u themelua nga “Vakf-ul-Merkez-il-Islami-lit-Terbija” instituti me emrin: “Kulijat Imam Euzaai’ lid-Dirasaatil-Islamija”

Perhapja e shkolles se Fikhut Euzaa’ija

Shkolla e drejtesise se Euzaai’ut u perhap kryesisht ne Siri, Irak, Hixhaz, Egjipt, Marok dhe Andaluzi.

Cilesi dhe veçanti te Euzaai’ut.

Ibën Tejmijje, rahimehull-llah, shkruan, se ai ishte nje nga kater Imamet e kohes se tabi’ineve (te tjeret ishin: Malik ibn Enes, Sufjan eth-Theuri, Lejs ibn Sad) dhe ne kete ai nenvizoi rolin e Euzaai’ut ne fikh.

En-Neveuiu shkruan, se”…te gjithe dijetaret kane rene dakort qe ai ka qene nje Imam.”

Abdurrahman ibn Mehdi shkruan, se ne Damask nuk kishte tjeter njeri qe te dinte me shume hadithe se ai.

Euzaai’u zoteronte nje kujtese te forte, nje gjuhe te rrjedhshme, e ai ishte nje njeri trim, i cili e mbronte te verteten ne çdo situate dhe perpara sunduesve. Ndaj pyetjes se Abdullah ibn Ali, nje komandant abbasid, se kush ishte mendimi i tij rreth luftimit dhe vrasjes se Umejjadeve, u pergjigj se vetem prania e ushtrise se tij eshte nje padrejtesi.

 

Ne vijim ai vazhdimisht nuk pranoi disa vende pune qe i ofroheshin si gjykates.

Nder mesuesit e tij ishin:

Ata ibn Rebah, Nafi Meula ibn Omer, Katade ibn Di’jame, ez-Zuhri, Jahja ibn Ebi Kethir.

Nder nxenesit e tij ishin:

El-Hikl ibn Zijad, Abdullah ibn Mubarek, el-Ualid ibn Muslim, Jahja el-Kattan, el-Ualid ibn Mejzed.

Veprat e tija jane:

1. Kitab us-sunnan fil-Fikh

2. Kitab ulMesaail fil-Fikh

3. Musnad ul Euzaai’

 

Literatura e konsulltuar:

Nevevi. Tehzib I/1s

Ibn Khalikan, Vefajet III/127-128

Ibn Tejmijja. Mexhmuatul Fetava. V/39

Ibn Haxher. Tehzib ue Tehzib VI/ 238-242

Zirikli el ‘alam

Enciklopedia Islame 11/546-548

 

Perkthyer ne gjermanisht nga Ibn Adil – al-islaam.de

Perkthyer ne shqip nga Ej-jub Ensari – albislam.com

www.Islamifejaevertete.com

Must Read