BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitImam Ebu Bekr Abdullah ibn Ez-Zubejr el-Humejdi (v. 219 h.)

Imam Ebu Bekr Abdullah ibn Ez-Zubejr el-Humejdi (v. 219 h.)


Imam Ebu Bekr Abdullah ibn Ez-Zubejr el-Humejdi (v. 219 h.)


Emri dhe Prejardhja

Ai ishte ‘Abdullah ibn Zubejr ibn ‘Isa ibn ‘Abdilah ibn Usama, Ebu Bekr el-Kurejshi, el-Asadi, el-Humejdi, el-Mekki. Ai ishte shejkhu nga el-Haram (Meka) dhe autori i el-Musnad.

Mesuesit e tij

Ai ka transmetuar nga Fudejl ibn ‘Ijjad, nga Sufjan ibn ‘Uejne (nga i cili ka cituar shume). Njesoj nga Vakiu, nga Jahja ibn ‘Ubejd, Valid ibn Muslim, nga Shafi’u dhe te tjere. Ai ka degjonte shume hadithe nga Sufjan ibn ‘Uejne saqe Shafi’u ka thene per te: “Ai ka mesuar permendesh dhjete mije hadithe nga Sufjan ibn ‘Uejne.” Imam Humejdi ka thene: “Jam ulur me Sufjan ibn ‘Uejne per gati 19 vjet.” Ai konsiderohet si nje nga shoqeruesit me te medhenj te Imam Shafi’ut.

Lavdatat e dijetareve per te

Imam Ahmed ibn Hanbeli ka thene: “Mendimi yne eshte se Humejdi eshte nje Imam.”

Ebu Hatim er-Razi ka thene: “Personi i sigurte, i cili transmeton nga Sufjan ibn ‘Uejne eshte el-Humejdi, e ai ishte ne majen e shoqeruesve te Sufjan ibn ‘Uejnes. Ai ishte Imami i besueshem.”

El-Fesavi ka thene per te: “Humejdi ka transmetuar (ka marre) nga ne, kurse une nuk kam takuar asnjeri, i cili kundrejt Islamit dhe pasuesve te tij te jete me i drejtuar se ai.”

Muhammed ibn ‘Abdurr-Rrahijm el-Heravi ka thene: “Une erdha ne vitin 198 p.H ne Meke, Sufjane ibn Uejne vdiq ne fillim te ketij viti, shtate muaj para ardhjes sone. Pas kesaj une pyeta se kush ishte me i miri nder pasuesit e Sufjan ibn ‘Uejnes. Humejdi mu permend. Pas kesaj shkrova hadithet nga Sufjan ibn ‘Uejnes qe ai me transmetoi.”

Is’hak ibn Rehavia ka thene: “Imamet e kohes sone jane: Shafi’u, Humejdi, Ebu ‘Ubejdi.”

‘Ali ibn Khalf ka thene: “Une degjova Humejdin te thoshte:, Per sa kohe jam une ne Hixhaz, Ahmed ibn Hanbeli ne Irak dhe Is’haku ne Khorasan asnje nuk do te na e kaloje neve.”

Ibn Hibbani ka thene rreth tij: “Ai ishte nje person i sunnetit. Ai zoteronte nje pikepamje (menyre te te kuptuari, qendrim sh.p) te larte dhe dijn (fe).”

Ibn ‘Adij-ji ka thene: “Ai udhetoi me Shaf’iun per ne Egjipt dhe ka qene nga njerezit me te mire.”

Imam el-Humedji ka thene: “Per mua eshte me e dashur tek All-llahu (subhanehu ue teala) te luftoj kunder dikujt qe genjen rreth hadithit te Profetit (sall-llahu alejhi ue selem), sesa te luftoj kundra nje kafiri.”

Ate e kane pershkruar me tej si “Imam te sunnetit” dhe: Ebu Muhammed Harb el-Karmani, el-Lalika’i, Ibn Tejmijja, e te tjere.

Librat e tij

Burimet e biografise se tij nuk pohojne shume rreth librave te tij, por megjithate per tu permendur jane:

1. el-Musnad (permban kumtesen e tij te njohur rreth Akides)

2. err-Rrad ‘ala Nu’man

3. et-Tefsir

4. ed-Dala’il

Vdekja e tij

Ibn Sa’di ka thene: “Ai vdiq ne vitin 219 p.H ne Meke. Ai ishte i sigurte dhe transmetoi shume hadithe.” Meshira e All-llahut subhanehu ue teala qofte mbi te.

Burimet e biografise se tij

Biografia e tij mund te gjendet ne: Sijar A‘lam en-Nubela (10/616-621) dhe ne Tedhkirat-ul-Huffadh (2/413-414)- te dyja jane te Imam Dhehebiut. Si dhe ne et-Tehdhib te el-Mizzit (14/512).


Perktheu ne gjermanisht: Ebu Imran – salaf.de

Perktheu ne shqip: Ej-jub Ensari – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read