Imam Ibn Kethir


Imam Ibn Kethir


Emri i plotë:

Ai është Esh-Shejh, El Imam, El Hafidh Imadud-din, Ebul Fida, Ismail ibën Umer ibën Kethir ibën Dau ibën Kethir ibën Dher El Kajsij, El Busrevij, Ed-Dimeshkij El Kureshij nga fisi El Hasleh. Nga trungu gjenealogjik i familjës së tij njoftoemi se ka prejardhje të ndershme nga fisi Kurejsh

Datëlindja dhe fëmijëria e tij:

Lindi në kohën e artë të rizgjimit Islam në shumë lëmi të shkencave në kohën të cilën All-llahu [subhanehu ve teala] e bekoi me shumë dijetarë siç ishin Shejhul Islam Ibën Tejmijje, Ibën Kajjim El Xheuzije, Ebul Haxhxhaxh El Mizzij dhe vetë Ibën Kethiri, dijetarë të cilit me vepër punuan për ta përhapur metodën e të parëve tonë Es-Selef Es-Salih e cila bazohet ekskluzivisht mbi Kur’anin dhe Sunnetin autentik.

Me plotë liri mund të themi se koha e këtyre Imamëve ishte koha që më se shumti i përgjante kohës kur u shënuan librat bazë të Sunnetit dhe besimit, kohës kur jetonin Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Darimiu dhe koloset tjerë të Islamit.

Për vitin në të cilin lindi Ibën Kethiri ka tre mendime:

1. Husejniu në librin e tij “Dhejl tabekatil huffadh” thotë se Ibën Kethiri ka lindur në vitin 701 H

2. Ibën Haxheri në librin e tij “Ed-Durer El Kamine” thotë se Ibën Kethiri ka lindur në vitin 700 H ose pak më vonë

3. Sujutiu në librin e tij “Tedhkiretul Huffadh” si vit I lindjës së Ibën Kethirit përcakton vitin 700 H

Ndoshta viti më i saktë është viti 701 H sepse është i përcaktuar nga një biograf bashkëkohor i Ibën Kethirit Husejniu I cili vdiq në vitin 765 H.

Lindi në fshatin Muxhejdel el Karje në lindje të qytetit Busra (në Siri). Në vitin 707 H pas vdekjes së atit të tij në vitin 703 H shpërngulet në qytetin e Damaskut.

Në qytetin e Damaskut fillon me kërkimin e diturisë duke marrë pjesë në tubimet e dijetarëve dhe duke mësuar libra përmendsh.

Mësuesit e tij:

Nga burimet njoftohemi se mësues të tij kanë qenë:

Burhanud-din El Fezari dhe Kemal ibëm Kadi Shehbe prej tyre mësoi fikhun.

Ebul Haxhxhaxh El Mizzij të cilin e shoqëroi më së shumti sepse ishte dhëndër i tij. Para tij lexoi librin “Tehdhibul Kemal” dhe shumicën e librave autor i të cilave ishte Mizziju.

Ibën Suvejdi, Ibën Shehne, Ibën Zerad, Is’hak El Amidij, El Kasim Ibën Asakir. Mësoi shumë edhe nga Imami i asaj kohe Shejhul Islam Ahmed ibën Tejmijje të cilin e veçonte me dashuri dhe respekt. Nga vargu i mësuesve të tij veçohet edhe Imam Dhehebiu i cili në historinë Islame konsiderohet si njeri i cili ishte enciklopedi e gjallë.

Si mos të arrin Ibën Kethiri këtë gradë të diturisë kur mësues të tij ishin Imam në plotë kuptimin e fjalës.

Disa nga fjalët e dijetarëve për të:

Thote Husejniu: “… dallohej për nga njohuritë në lëminë e fikhun, tefsirit dhe gramatikës, i thelluar në hulumtimet rreth transmetuesve të hadithit dhe analizës shkencore për autincitetin e tyre”.

Thotë Dhehebiu: “ Fekih, Muhadith dhe Mufessir i dalluar”.

Thotë Ibën Haxheri: “…nga dituria e tij patën dobi njerëzit edhe pas vdekjes së tij…”

“…nuk hulumtonte shumë rreth senedit, ishte prej Fukahatë Muhadithë “.

Thotë Sujutiu: “ishte bazë në shkencën e hadithit, në njohjen e haditheve të dobët dhe autentik, në njohjen e senedit dhe transmetimeve të ndryshëm…”

Davudiu kështu e përshkruan Ibën Kethirin: “…ishte shembulltyrë në mesin e dijetarëve dhe hafizëveI”.

Thotë Sheukaniu: “I dalluar në lëminë e fikhut, tefsirit dhe hadithit”.

Këto fjalë nga dijetarët me peshë në Islam janë dëshmi e mjaftueshme për veprimtarinë e këtij dijetari.

Veprat e tij:

1. Tefsirul Kur’anil Adhim (e botuar) libër e njohur në lëminë e tefsirit

2. Fedailul Kur’an ve tarihu xhem’ihi ve kitabetihi ve lugatihi, në lëminë e tefsirit (dorëshkrim, një pjesë është botuar me redakturë të Ebu Is’hak El Huvejni)

3. Xhamiul mesanid ves- sunen, në lëminë e hadithit (dorëshkrim në bibliotekën Darul kutubil Misrijje)

4. El Ahkam El Kubra fil hadith, në lëminë e hadithit (nuk e ka përfunduar, e humbur)

5. El Ahkam Es- Sugra fil hadith, në lëminë e hadithit (nuk e ka përfunduar, e humbur)

6. Sherh Sahihil Buhari, në lëminë e hadithit (e humbur)

7. Musnedush-Shejhejn, në lëminë e hadithit (e humbur)

8. Tahrixhul ehadith Muhtesar Ibën Haxhib, në lëminë e hadithit (e humbur)

9. Muhtesar ulumil hadith, në lëminë e hadithit (e botuar me redakturë të Ahmed Shakirit)

10. El Ba’ith el hathith ala m’arifti Ulumil hadith, në lëminë e hadithit (e botuar)

11. El fusul fi ihtisari siretir-Resul [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në lëminë e historisë (e botuar)

12. El bidaje ve nihaje, në lëminë e historisë në 8 vëllime (e botuar)

13. Nihajetul bidajeti ven- nihaje, në lëminë e historisë në 2 vëllime (e botuar) plotësim i librit të përmendur më parë.

 

Jeta e tij e begatshme në këtë botë mbaroi në vitin 774 H.

All-llahu e mëshiroftë Ibën Kethirin me mëshirën e Tij të gjërë

 

Përgaditi: Talha Kurtishi – albislam.com

04/03/2003

01/Muharrem/1424

www.islamifejaevertete.com

Must Read