Izz ibën Abdus-Selam


Sulltanul ‘Ulema Izz ibën Abdus-Selam


Kush është Izz ibën Abdus-Selami?

Në vitin 578 H në qytetin e Damaskut lindi Imam Abdul Aziz ibën Abdus-Selam Es-Sulemij. Ishte me prejardhje marokane, jetoj dhe vdiq në Egjipt. Është i njohur edhe me ofiqin Izzud-din (forca e fesë) dhe Sulltanul ‘Ulema (sultan ii dijetarëve).

I pari që e emëroi me këtë emër është nxënësi i tij Shejhul Islam Ibën Dekik El ‘Id.

Cilësitë morale të Izz ibën Abdus-Selamit:

Ky Imam dallohej me shumë cilësi të bukura morale dhe veçori fisnike. Ndër ato cilësi mundemi t’i numërojmë:

1) Frika (që të mos mashtrohet prej bukurivë të kësaj bote):

Në sëmundjen e fundit pas të cilës ndërroi jetë e vizitoi Prijësi i muslimanëve Edh-Dhahir Bajbris dhe i tha: Zgjedh poste të cilët i dëshironë për fëmijtë e tuaj? U përgjigj: në mesin e tyre nuk ka njeri që është i aftë për poste në shtet, shiko vendose nxënësin tim El Kadi Taxhud-din ibën bint El Eazz përgjegjës për medresën Salihijje sepse është i aftë.

Në shumë raste vetë ai kërkoi që të shkarkohet nga posti i Kadisë (gjykatësit) duke pas frikë nga barra e rëndë që e ka ky post.

2) Zuhdi (asketizmi) i tij:

Ishte asket i vërtetë, nuk tuboi prej dynjasë përpos asaj për të cilën kishte nevojë. Në shumë raste i është ofruar pasuri të cilën e ka refuzuar. Rrëfimet që flasin për këtë janë të shumta:

Pasiqë përfundoi sprova që e pati me mbretin Eshref, ky mbret shprehi dëshirë që ta afron praën vetës duke thënë: Do ta bëj më i pasuri prej dijetarëve. Këtë ofertë Imami e refuzoi duke mos pranuar asnjë dirhem prej mbretit dhe duke refuzuar të takohet me të. Kur mbretit në fjalë i erdhi çasti i ndarrjës prej kësaj bote e ftoi Imam Izz ibën Abdus-Selam-in që ta këshillon, ftesë të cilën Imami e pranoi duke e konsideruar vepër që e afron tek All-llahu [subhanehu ve teala]. E këshilloi që ti largon gjërat e palejuara që u përhapën në mbretërinë e tij dhe e luti All-llahun që ta përmirësoi prijesin e muslimanëve. Kur mbreti kërkoi prej tij që t’ja bën hallall padrejtësinë që ja bëri gjatë sprovës, Izz ibën Abdus-Selam tha: Kah moti ta kam bërë hallall. Unë në çdo mbremje ua bëj hallall njerëzve që më kanë bërë padrejtësi dhe nuk dëshiroi që të më ze gjumi pa ua bërë hallall të gjithëve dhe shpresoj që All-llahu [subhanehu ve teala] do të më shpërblen. Në fund të tubimin dëshiroi mbreti që ta shpërblen me 1000 dinarë të cilët Imam ii refuzoi duke thënë: Ky tubim është për All-llahun [subhanehu ve teala] nuk do ta turbulloi çiltërsinë e tij me diç prej dynjasë.

Kur në çastet e sprovës braktisi qytetin e Kairosë tërë pasurinë e tij e ngarkoi mbi një gomar. (shihet sa e pakët ka qenë pasuria e tij).

Në një rast kur Izz ibën Abdus-Selam refuzoi ofertën e mbretit Bajbris që ti vendos fëmijtë e tij në poste shtetërore, mbreti e pyeti: Si do të jetojnë fëmijtë e tu pas vdekjes tënde? Do t‘i furnizon All-llahu [subhanehu ve teala] tha Izz ibën Abdus-Selami.

Në realitet djali i tij Abdul-Latifi ishte dijetar e fikhut dhe ishte i aftë për mësimdhënie, me gjithëatë refuzoi ofertën duke pas frikë që posti të bëhet gjë që trashigohet në familje.

Davudiu thotë: Njerëzit mernin shembuj me asketizmin dhe diturinë e Izz ibën Abdus-Selamit.

Bujaria e tij:

Kadiu Bedrud-din ibën Xhema’ah rrëfen rastin kur Izz ibën Abdus-Selami ishte në Damask dhe në atë vitë u rritën çmimet e mallërave ashtuqë njerëzit i shitnin kopshtet e tyre me çmim të lirë. Gruaja e tij ia dha arin që e posedonte duke i thënë: Shite dhe me parat që do ti fitosh të blejmë një kopsht ku do të kalojmë verën. Izz ibën Abdus-Selami e shiti arin parat që i fitoi ua shpërndau të varfurve. Kur i ktheu në shtëpi bashkëshortja e pyeti: A bleve kopsht? Izz ibën Abdus-Selami u përgjigj: Po një kopsht në xhennet. E pashë varfërinë e njerëzve dhe vendosa që t’ua lehtësoj gjendjen duke i shpërndarë paratë që i fitova. All-llahu [subhanehu ve teala] të shpërbleftë me të mira tha bashkëshortja e tij.

Kur Girz Halil erdhi tek Izz ibën Abdus-Selami me letrën në të cilën halifeja e njofton se e ka larguar nga posti i muftisë ky u gëzua pa masë dhe tha: Përgëzim për mua dhe dhuratë prej All-llahut [subhanehu ve teala]. Për mua gëzimi më i madh është qëndrimi në shtëpi dhe të vetmuarit ër adhurim të cilën tani ma ka mundësuar mbreti i hidhëruar. O Girz nuk kam shpërblim tjetër për këtë myzhde përpos këtë sexhade që po ta dhuroi. Kur Girzi ia rrëfeu mbretit ndodhinë, ky i pyeti të pranishmit: Çfarë të bëj me këtë njeri i cili dënimin e sheh si begati? Lëreni atë mes neve dhe tij është All-llahu [subhanehu ve teala].

Thotë Ibën Subkij: Ishte bujar përskaj varfërisë. Në disa raste preu një pjesë të imamës (shallit të tij) që t’ia japë të varfurit.

Modestia e tij:

Ishte njeri modest perskaj pozitës së lartë që e gëzonte si dijetar. Kur një prej punjonësve të mbretit mori shpatën për ta vrarë Izz ibën Abdus-Selamin për shkak të fetvasë së tij, djali i tij doli para ushtarit me qëllim për ta mbrojtur. Në këto çaste të vështira Izz ibën Abdus-Selami tha: O djali im, babai yt nuk meriton të vritet në rrugë të All-llahut [subhanehu ve teala].

Ishte modest edhe ne veshje. Thuhet se shpesh herë në kokën e tij mbante kapelë të fshatarëve dhe me të prezentonte në tubimet e mbretit në pallatën mbretërore.

Trimëria e tij:

Izz ibën Abdus-Selami ishte i njohur me trimërinë dhe seriozitetin e tij gjurmet e këtyre cilësive shiheshin në ligjeratat dhe mësimet që i mbante. Nuk frigohej prej mbretërve, mendjemëdhenjve dhe kryelartëve. Në kumtimin e të vërtetës nuk frigohej aspak.

Është i njohur rasti me mbretërit e Egjiptit që ishin robër për të cilët Izz ibën Abdus-Selami kishte mendimin se akoma nuk janë të lirë. Për këtë shkak ai zhvlerësonte gjitha marrëveshjet, shitblerjët dhe martesat e tyre duke thënë se ata janë prone Bejtul Mallit. Për t’i vërtetuar marrëveshjet, shitblerjët dhe martesat e tyre duhet që të shiten dhe pastaj të lirohen. Edhe pse jeta e tij u rezikua prej këtyre mbretërve nuk lëshoi pe dhe qëndroi i vendosur deri në fund. Në fund ndodhi ashtu siç kërkoi Izz ibën Abdus-Selami. Për këtë shkak ishte i njohur edhe si shitës i mbretërve.

Personaliteti i tij dhe trmëria i ndihmuan edhe në rastin kur në shtëpinë e tij erdhën vjedhës për ta plaçkitur dhe tërë familja e tij u frikësua. Izz ibën Abdus-Selami doli dhe i priti si miq pa shprehur aspak frikë. Në ata që kishin ardhur me qëllim të vjedhjes ndikoi thellë pamja e tij serioze dhe trimëria dhe pasiqë i gostiti dolën duke kërkuar prej tij të bën lutje për ta tek Allahu [subhanehu ve teala].

All-llahu e mëshiroftë Imam Izz ibën Abdus-Selamin.


Shqiperoi: Talha Kurtishi – albislam.com

26/05/03

Referencë: dawaweb.net

www.islamifejaevertete.com

Must Read