BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaKaka thotë "Unë jam i Krishterë!"

Kaka thotë “Unë jam i Krishterë!”

 

Kaka thotë “Unë jam i Krishterë!”

 

Një lajm me titull “Kaka ka pranuar islamin?” ka qarkulluar ditë më parë në po thuajse të gjitha mediumet në gjuhen shqipe si dhe në qindra faqe në facebook.

Thuhej në të se Ricardo Kaka është parë dhe fotografuar në një xhami tek sa dëgjonte mesime rreth fesë islame. Kjo është e vërtetë, ai ishte në xhami në Dubai dhe dëgjonte predikim fetar. Por kjo si duket është bërë vetëm nga kurreshtja ose për qëllime tjera personale që ne nuk i dimë. Sidoqoftë, vet Kaka në profilin e tij në facebook kur është pyetur se a është bërë musliman thotë: I respect all religions, but I m Christian !!” (unë i respektoj të gjitha fetë, por unë jam i Krishterë”.

Ky publikim ende nuk i ka kaluar 12 orë që është bërë në profilin e tij zyrtar në twitter, i njëjti lajm shihet qartë edhe në faqen e tij zyrtare në facebook.

Por duhet të përmendet një fakt, Kaka shpesh është fotografuar me triko në të cilen shkruan “I belong to Jesus” që në shqip do të thotë “Unë i takoj Jezusit” ose “unë i përkas Jezusit” që pak më thjeshtë do ta përkthenim si “Jezusi është zoti im”.
Ky person është i njohur si lojtar shumë religjioz (krishter) dhe që ka qëndrim shumë të fortë në fenë e tij, madje pa asnjë përtesë e promovon atë thuajse në cdo ndeshje futbolli.

Kështu që vijmë në përfundim se Ricardo Kaka nuk duhet të dashurohet nga muslimanët dhe nuk lejohet që zemrat e tyre të lidhen me të, ky është parim fetar.

Ndërsa duhet përmendur patjetër edhe një detaj tjetër; Nëse Kaka kishte për ta pranuar Islamin, ai do ta shpëtonte veten e tij, dhe nëse nuk e pranon veten e çon në humbje, por ajo që më së shumti më ka çuditur është se këto ditë kur është publikuar “pranimi” i tij i islamin, kemi lexuar komente të tilla: “më lotojnë sytë”, “ishte personi që kam dashur më së shumti, tani e dua edhe më shumë”, “sikur ta kisha një burrë si kaka” etj… Këto shprehje padyshim se janë gabim, sepse gëzimi jonë për pranimin e një muslimani duhet të jetë i njëjtë kushdoqoftë, sepse vetëm veten e ka shpëtuar… Kështu që edhe afrikani që nuk peshon as 35kg për shkak se është pak para vdekjes nga uria edhe Lejte Kaka nëse e pranon Islamin për ne duhet të shkaktojë gëzim të njëjtë. Vetëm një gjë guxon të në gëzojë më shumë, fakti se personi si Kaka me islamin e tij do të kishte më shumë ndikim në përhapjes e tij, por në asnjë pikë tjetër!


Ju përkujtojmë Dr. Abdurrahman Es-Sumejtin, mjekun musliman nga Kuvajti, i cili u bë shkak që të pranojnë islamin 11 milion njerëz. Për këtë fakt, le të qajmë së bashku, sepse ne ende vetën tonë nuk e kemi futur mirë në Fenë e Zotit.


Falenderimet janë vetëm për Atë i Cili udhëzon dhe lë të humbur kë të dojë!

Paqja dhe begatitë e Allahut qofshin për atë që erdhi përgëzues dhe qortues për mbarë njerëzimin, sal-lallahu alejhi ala elihi ue selem!


Përgatiti: L. Trstena

Burimi: www.islamifejaevertete.com


Must Read