BallinaPraktikaEkonomia IslameKamata (pj.7) Përshkallëzimi në ndalimin e kamatës

Kamata (pj.7) Përshkallëzimi në ndalimin e kamatës

 

Përshkallëzimi në ndalimin e kamatës

 

Fjala“kamatë“në Kuranin famëlartë është transmetuar e shquar në thënien e Allahut xh.sh:“..dhe Allahu lejoi shitblerjen dhe ndaloi kamatën“.Komentuesit rreht këtij fakti shprehen se kjo shërben për të kuptuar se bëhet flalë për kamatën e njohur në periudhën e injorancës,ku më të njohurit në këtë fushë ishin poleteistët dhe çifutët,një cilësi kjo me të cilën dalloheshin nga të tjerët dhe për këtë fakt Kurani nuk është marrë me shpjegimin e kamatës,por ai është mjaftuar me urdhëresën për tu larguar prej saj.

Kamata e cila njihej në tregjet financiarë arabë para islamit dhe mbi të cilën është përqëndruar i dërguari iAllahut a.s në hytben e lamtumirës“..me të vërtetë kamata e injorancës duhet lënë e tëra“është kamata e borxheve ose siç quhet kamata e vonesës apo e afatit.Ndalimi i saj erdhi në të njëjtën formë më të cilën erdhi ndalimi i pirjes së verës,një metodë kjo që e zgjodhi Islami për shërimin e punëve të shëmtuara të njerëzimit duke parapëgatitut shpirtërat dhe mendjet për të pranuar dispozitat e islamit me gjithë bindje e kënaqësi,në një formë të përshkallëzuar për të mos i shkaktuar atyre një goditje të befasishme.Shpallja është treguar e kujdesme për të përgatitur shpirtrat duke marrë masa në këtë formë:

1-Duke treguar neveri,urretje dhe duke bërë të qartë padobinë e saj.Allahu xh.sh thotë:“dhe atë që e jipni kamatë,që të shtohet nga pasuria e njerëzëve,ajo tek Allahu nuk shtohet dhe atë që e jipni si zekat për hir të fytyrës së Allahut,këta janë ata të cilët do ti shtohet(pasuria)“(Er-rum 39).

Dihet që ky ajet ka zbritur para ndalimit të kamatës dhe shtimi i pasurisë në këtë mënyrë nuk do të sjellë shtimine saj tek Allahu,gjë që sjell mesazhin për mendjen e muslimanit se kjo vepër bie në kundërshtim me natyrën e pastër njerëzore me të cilën kënaqet Allahu xh.sh.

2-Kurani famëlartë ka gjetur metodë tjetër për të realizuar parapërgatijen e ndalimit të kamatës duke na njoftuar se ai i ka ndaluar më parë çifutëve të cilët për hir të saj bënë të domozdoshëm dënimin e Allahut për ta,duke e konsideruar gjithashtu marrjen e kamatës nga ata prej cilësive të tyre për të cilën përmenden krahë për krahë me cilësinë e padrejtësisë dhe të pëngimit të njerëzëve nga rruga e Allahut,“ Për marrjen e kamatës prej tyre edhe pse ishin të ndaluar ta merrnin atë më parë,për marrjen e pasurive të njerëzëve me pa të drejtë dhe për ata që janë jobesimtarë prej tyre kemi përgatitur një dënim të dhimshëm“(En-nisa 160,161)duke treguar se kështu kamata është e ndaluar nëpërmjet sinjalizimit.Më pas zbriti thënia e Alalhut xh.sh:“O ju që besuat,mos e merrni kamatën disa herë të shumfishuar dhe kijeni frikë Alalhun,mbase kështu jeni të shpëtuar dhe kini frikë prej zjarrit i cili është përgatitur për jobesimtarët dhe bindjuni Allahut dhe të dërguarit,mbase kështu mëshiroheni“.(Al-Imran 130,131,132).

Ky ajet ka trajtuar marëdhëniet në periudhën e injorancës në lidhje me shtyerjen e afateve për shlyerjen e borxheve.Kamata shtohej dhe shumëfishophej sa herë që shtyhej shlyerja e borxhit.Ata nuk e njihnin diferencën midis kamatës së rëndë dhe asaj të lehtë të cilat i shpikën sistemet e sotme.Thënia e Alalhut xh.sh:“shumë herë të shumëfishuar“nuk do të thotë kufizim të kamatës e cila pëmban çmim të lartë apo që ka masë të madhe por përmbledh të gjitha format e kamatës që praktikoheshin në borxhet me interes apo kamatë,që do të thotë se ndalesa është për të gjitha llojet e kamatave të buta apo të forta qofshin,në kundërshtim me atë që besonin orientalistët se kamata është e ndaluar pjesërisht e më pas është ndaluar plotësisht.

1- Së fundmi vjen edhe qëndrimi i prerë në një formë të atillë që kurani nuk  e ka sjellë ndonjëhërë duke ndaluar,kërcënuar dhe premtuar dënim.Shprehjet e fundit të cilat zbritën rreth çështjes së kamatës,për tu ruajtur dhe ndaluar prej saj është thënia e Allahut xh.sh:“Ata të cilët e hanë kamatën nuk do të ngrihen vetëm siç ngrihet ai të cilin e ka prekur shejtani,e kujt i ka ardhur këshilla prej zotit të tij e më pas është ndalur(nga kamata)atij i falet ajo që shkoi dhe çështja e tij i përket Alalhut,e kush kthehet përsëri,këta janë banorët e zjarrit,aty do të jenë përgjithmonë.Allahu e zhduk kamatën dhe shton lëmoshat,Allahu nuk  e don atë që është mohues dhe qynahqar.Ata të cilët besuan dhe kryen vepra të mira,falën namazin dhe dhanë zekatin,atyre i përket shpërblimi tek zoti i tyre,për ta nuk ka frikë dhe nuk do të dëshpërohen.O ju që besuat kijeni frikë Alalhun dhe lëreni atë ka mbetur nga kamata nëse jeni besimtarë,e nëse nuk e bëni këtë atëherë shpallini luftë Allahut dhe të dërguarit të tij,e nëse pendoheni atëhërë juve ju përket vetëm kapitali juaj,kështu nuk bëni dhe nuk ju bëhet padrejtësi”(El-bekare 279).

Edhe pse shumë prej dijetarëve dhe juristëve Islamë besojnë në medodën e përshkallëzimit në ndalimin e kamatës ku prej tyre është edhe i mëshiruari qoftë Muhamed Abdullah Deraz,Rafiu,Hamsheri etj,vetëm se D.Abdullah El-Abada ka një mendim ndryshe në studimin e tij për mbrotjen e gradës së doktorratës me titull:”Qëndrimi i sheriatit kundrej bankave bashkohore Islame ”duke sigururar se metoda e përshkallëzimit nuk është prezente në ndalimin e kamatës duke paraqitur arguimentet e mëposhtëme:

1- Çështja e përshkallëzimit në ndalimin e kamtës i përket dijes së Alalhut xh.sh dhe duhet të jipen argumenta dhe përngjasi për këtë përshkallëzim,të cilat në çështjen e kamtës nuk ekzistojnë.

2- Një gjë e ndaluar në fetë dhe legjistacionet fetare të mëparshme për të cilën sinjalizon ajeti“..për marrjen e kamatës prej tyre edhe pse ishin të ndaluar ta merrnin atë”nuk do të thotë detyrimisht që edhe për ne ishte e ndaluar ose lënte kuptohet që per ne ishte e ndaluar dhe për këtë nuk mund të konfirmojmë se ky ajet i sinjalizonte musliamnëve se kamata do ndalohej.P.sh nëse çifutët janë ndaluar të peshkojnë ditën e shtunë nuk ka të bëjë me muslimanët për asgjë rreth peshkimit.

3- Thënia e Alahut xh.sh:“O ju që besuat mos e hani kamtën shumë herë të shumëfishuar“tregon qartë për një ndalesë të mënjeherëshme dhe asgjë nuk tregon për një ndalim të pjesshëm të saj,ajet ky i cili është i të njëjtës potëncë të kuptimit të ajetit:“ O ju që besuat kijeni frikë Alalhun dhe lëreni atë ka mbetur nga kamata“.Çështja e përsëritjes së urdhëresave në Kuran është një dukuri që dihet dhe bie në sy,që do të thotë se përsëritja tregon  forcën e vendimit dhe nuk do të thotë se kemi të bëjmë me një urdhër apo ndalesë të re e cila ndryshon dispozitën e parë siç transmetohet ndalesa e ngrënjes së pasurisë së jetimit apo ndalesa e imoralitetit të ciilat përsëriten disa herë.

4- Nëse çështja e përshkallëzimit të ndalimit të kamtës do të ishte rëndësishme të përmendej,ky ajet nuk do ti anashkalonte kokave të komentimit të Kuranit siç është El-Taberi,El-Kurtubi,Er-Razi etj pa e rregjistruar këtë fakt në librat tyre.

Duhet të tërheqim vëmendjen se kamata e borxheve është ndaluar që në fillemet e thirrjes Muhamedane në Mekë si të gjitha ndalesat e tjera të cilat kanë ndikim në shoqëri,duke përçarë,krijuar ngrindje dhe padrejtësi me të drejtat e të tjerëve siç është ngrënja e pasurisë së jetimit,imoraliteti dhe ngrënja e pasurisë të njerëzëve me pa të drejtë dhe të tilla sëmundje nuk mund të shtyhen deri në fund të legjistacionit islam.

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

Solli për ju: www.IslamiFejaeVertete.com


Must Read