Katër zogjtë dhe Ibrahimi alejhis selam
“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je që beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (me bindje)!” Ai (Zoti) tha: “Merri katër shpendë pranë vetes (therri e copëtoji), e pastaj në çdo kodër vëne nga një pjesë të tyre, mandej thirri ato, do të vijnë ty shpejt, e dije se All-llahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” ( El-Bekare 260)
Halili (Miku i Allahut) i lutet Allahut që t’i tregojë sesi i ringjall të vdekurit
Dijetarët kanë shpjeguar se ekzistojnë arsye prapa kësaj kërkese të Ibrahimit alejhis selam. Për shembull, kur Ibrahimi i kishte thënë Nemrudit ( Zotëria (Allahu) është Ai që jep jetë dhe vdekje,) ai dëshironte që të forcojë bindjen e tij rreth ringjalljes, duke e dëshmuar këtë me sytë e tij. Profeti Ibrahim, tha:
(“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je që beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, por desha që zemra e ime të ngopet (me bindje)!”)
Buhariu regjistron nga Ebu Hurejre se Resulullahi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
(Ne e kemi detyrë që të jemi më në dyshim sesa Ibrahimi kur tha, (“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk beson?”
Fjala e Profetit në hadith nënkupton, “Ne jemi më të detyruar që të kërkojmë siguri.”’
Përgjigja e kërkesës së Halilit:
Allahu, ka thënë:
(Ai tha: “Merri katër zogj, dhe pastaj bëji që të anojnë tek ti.”)
Dijetarët e Tefsirit kanë mospajtime rreth llojit të zogjve që përmenden këtu, edhe pse kjo çështje nuk është relevante pasi Kurani nuk e ka përmendur.
Thënia e Allahut, “Bëji që të anojnë tek ti” nënkupton, preji në pjesë. Ky është shpjegimi i Ibn Abasit, Ikrimes, Seid ibn Xhubejrit, Ebu Malikut, Ebu el-Eswed ed-Dilit, Uehb bin Munebbihut, El-Hasanit dhe es-Suddit.
Kështu që, Ibrahimi i zuri katër zogj, i theri ata, ia u largoi puplat, i ndau në pjesë dhe i përziu pjesët njëra me tjetrën.
Pastaj ai i vendosi pjesët e këtyre pjesëve të përziera në katër ose shtatë kodra. Ibn Abbasi ka thënë: “Ibrahimi i ka mbajtur koka e këtyre zogjve në dorën e tij.
Pastaj, Allahu e urdhëroi Ibrahim që t’i thërras zogjtë për tek ai, dhe ai veproi ashtu siç Allahu e urdhëroi. Ibrahimi ishte dëshmitar sesi puplat, gjaku dhe mishi i këtyre zogjve fluturonte kah njëri-tjetri, dhe secila pjesë fluturonte tek trupi i tij, derisa secili zog erdhi në jetë dhe erdhën duke fluturuar me shpejtësi drejt Ibrahimit, kështu që shembulli që Ibrahimi ishte duke e dëshmuar do të bëhej më madhështor. Secili zog erdhi që ta merr kokën e tij në dorën e Ibrahimit, dhe nëse donte t’ia jepte ndonjë kokë tjetër, zogu refuzonte ta merrte. Kur Ibrahimi ia dha secilit zog kokën e tij, koka vendosej në trup me lejen dhe fuqinë e Allahut.”
Kjo është pse Allahu tha:
“…e dije se All-llahu është i Gjithëfuqishmi, i Urti.” ( El-Bekare 260) dhe askush nuk mund ta kundërshtoj ose refuzoj atë. Çfarëdo që Allahu dëshiron, ndodh pa pengesë, sepse ai është i Gjithëfuqishmi, më i Lartë nga të gjithë, Dhe ai është i Gjithëdituri në thëniet e tij, veprimet, ligjet dhe vendimet.
Abdur-Rezaku regjistron se Ma’mari ka thënë se Ejjubi ka thënë se Ibn Abbasi radiAllahu anhuma ka komentuar atë se çfarë tha Ibrahimi,
“Po, por desha që zemra e ime të ngopet (me bindje)!”, “Për mua, nuk ka ajet që sjell më shumë shpresë se ky ajet në Kuran.”
Ibn Ebi Hatim regjistron se Muhammed ibn el-Munkedir ka thënë se Abdullah ibn Abbasi ka takuar Abdullah ibn Amër el-Asin dhe i ka thënë, “Cili ajet në Kuran bart më së shumti shpresë për ty.”
Ibn Amëri u përgjigj,
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” ( Ez-Zummer 53)
Ibn Abbasi tha, “Por unë them se është thënia e Allahut,
“Përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im, më mundëso të shoh se si i ngjallë të vdekurit?” Ai (Zoti) tha: “A nuk je që beson?” Ai (Ibrahimi) tha: “Po, ( unë besoj)…)
Allahu e pranoi pohimin e Ibrahimit kur vetëm tha, “Po”. Ky ajet i referohet dyshimeve që e atakojnë zemrën dhe mendimet që i inspiron Shejtani. “ El Hakimi, gjithashtu, e ka regjistruar këtë në Mustedrekun e tij dhe thotë; “Zinxhiri i tij është sahih, porse nuk e kanë regjistruar.”
Burimi: Tefsiri i Ibn Kethirit
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Meriton Muriqi