BallinaAKIDEGajbiKujdes nga vendbanimet dhe vendmbledhjet e Xhinëve!

Kujdes nga vendbanimet dhe vendmbledhjet e Xhinëve!

 

Kujdes nga vendbanimet dhe vendmbledhjet e Xhinëve!

———————————————————

 

Xhinët jetojnë në të njëjtën tokë sikurse edhe njerëzit.

 

Shumica e tyre mund që të gjenden midis gërmadhash dhe vendeve të rrënuara, sikurse edhe në vendet ku gjenden shumë gjëra të papastra sikurse nevojtoret, çerdhet e imoralitetit dhe mëkateve, pirgjet e mbeturinave, rrethojat e deveve, varrezat

 

Për këtë arsye, sikurse Ibën Tejmijjeh përmend, ata njerëz të cilët janë afër me shejtanin banojnë në vende të këtilla. Ka hadithe të cilat tregojnë se nuk duhet që personi të falet në nevojtore për shkak të papastërtive që gjenden dhe sepse është vendbanim i shejtanit, apo në varreza sepse kjo çon në idhujtari, dhe po ashtu, është shtëpi e shejtanëve.

 

Shumë prej tyre ekzistojnë në vende të cilët mund të jenë burim i së keqes[ apo ligësisë], sikurse tregjet.  

 

Profeti – alejhis-selam! – i dha këtë këshillë njërit nga shokët e tij,

 

“Nëse mundesh, mos u bë i pari që hyn në një treg. Dhe, mos ji nga të fundit që dalin. Sepse, ato janë vende të shejtanit dhe aty ai ngre flamurin e tij.”

 

Ky hadith është shënuar në Sahihul Muslim.

 

Shejtanët jetojnë në të njëjtën shtëpi në të cilën jetojnë njerëzit. Pengimi i tyre nga hyrja apo zmbrapsja e tyre nga shtëpitë [ku ata mund të gjenden] bëhet duke përmendur apo përkujtuar Allahun [dhikri], duke lexuar Kuran, në veçanti Suren Bekare dhe Ajetul Kursinë [Tesbih Doven, ajetin 255 të sures el-Bekare].

 

Profeti – alejhis-selam! – tregon se, shejtanët shpërndahen dhe bredhin përreth kur të vije terri i parë, prandaj, ai porositi muslimanët që të fusin brenda fëmijët gjatë kësaj periudhe. Kjo tregohet në një hadith i cili është regjistruar nga të dy Imamët, Buhariu dhe Muslimi.

 

Dhe shejtanët ikin nga ezani dhe nuk munden që të qëndrojnë që ta dëgjojnë atë. Dhe në muajin e Ramazanit, ata lidhen me zinxhirë.

 

Shejtanëve u pëlqen që të ulen ndërmjet hijes dhe dritës së diellit. Për këtë arsye Profeti – alejhis-selam! – ua ndaloi muslimanëve që të ulen në vende të këtilla. Ky hadith është regjistruar në librat e Sunenit dhe punimet e tjera dhe është Sahih.

 

 

Përshtati: M.M.

Referenca: Bota e Xhinëve dhe Shejtanëve – Shejh Omer Sulejman el-Eshkar (rahimehullah!)

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read