BallinaPraktikaFikhuMirësia e agjërimit të ‘Ashures’

Mirësia e agjërimit të ‘Ashures’

 

Mirësia e agjërimit të ‘Ashures’ 

Pyetja:

Kam dëgjuar se agjërimi i ditës së Ashures shlyen mëkatet e vitit të kaluar, a është kjo e vërtetë? 

A i shlyen të gjitha, qoftë edhe mëkatet e mëdha? Cila është arsyeja e nderimit të kësaj dite?

Përgjigjja:

Lavd-Falënderimet qofshin për Allahun!

Së pari: 
Agjërimi i ditës së Ashures shlyen për vitin e kaluar, sepse Profeti (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj që Allahu do të shlyen (mëkatet) për vitin përpara saj dhe për vitin pas saj, dhe për agjërimin e ditës së Ashures, shpresoj që Allahu do të shlyen në këtë mënyrë (mëkatet) për vitin përpara saj.” Regjistron Muslimi, 1162. Kjo është nga mirësitë të cilat Allahu na dhuron neve, ku agjërimi i një dite shlyen mëkatet e një viti të plotë. Allahu është Poseduesi i mirësisë së madhe. 
Profeti (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) ishte shumë i zellshëm sa i përket agjërimit të ditës së Ashures, për shkak të vlerës së saj të madhe. Është rrëfyer se Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Asnjëherë nuk e kam parë Profetin (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) aq të zellshëm për të agjëruar asnjë ditë dhe duke preferuar asnjë mbi një tjetër, përveç kësaj dite, ditës së Ashures’, dhe këtij muaji – nënkupton muajin e Ramazanit. Regjistruar nga Buhariu, 1867. 

Çfarë nënkuptohet nga të qenit i zellshëm për ta agjëruar, është që të fitojë shpërblimin e saj. 

Së dyti: 
Sa i përket arsyes se pse Profeti (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) ka agjëruar ditën e Ashures dhe i ka nxitur njerëzit për të vepruar ngjashëm, përmendet në hadithin e rrëfyer nga Buhariu (1865) nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: Profeti (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) kur erdhi në Medinë dhe pa çifutët duke agjëruar në ditën e Ashures. Ai tha: “Çfarë është kjo?”, ata i thanë: “Kjo është një ditë e mirë; Kjo është dita kur Allahu i ka shpëtuar Bijtë e Izraelit (çifutët) nga armiku i tyre, dhe Musau ka agjëruar në këtë ditë.” Ai u tha: “Ne jemi më afër me Musaun sesa ju”. Andaj, ai agjëroi në këtë ditë dhe u tha njerëzve që të agjëronin. 
Fjalët “kjo është një ditë e mirë” – sipas një versioni të shënuar nga Muslimi: “Kjo është një ditë e madhe, kur Allahu e ka shpëtuar Musain dhe popullin e tij, dhe e ka përmbytur Faraonin dhe njerëzit e tij.” 
Fjalët “andaj, Musau ka agjëruar në këtë ditë” – Muslimi shënon në transmetimin e tij: “Si mirënjohje ndaj Allahut, për këtë shkak, ne agjërojmë në këtë ditë”. 
Sipas një versioni tjetër të regjistruar nga Buhariu: “Për këtë shkak ne e agjërojmë nga respekti për të.” 
Fjalët “dhe u tha njerëzve që të agjëronin” – sipas një versioni tjetër të shënuar nga Buhariu: Ai u tha shokëve të tij, “Ju jeni më afër Musaut sesa ata, pra, agjërojeni këtë ditë”. 

Së treti: 
Shlyerja e mëkateve e cila arrihet duke agjëruar Ashuren u referohet mëkateve të vogla; Sa u përket mëkateve të mëdha, ato kanë nevojë për pendim të veçantë. 
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: 
“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen të gjitha mëkatet e vogla; Në fjalët të tjera kjo sjell falje për të gjitha mëkatet, përveç atyre të mëdhave.” 

Pastaj, ai ka shtuar: 
“Agjërimi i ditës së Arafatit është shlyerje për dy vite, dhe i ditës së Ashures është shlyerje për një vit, dhe nëse “Amini” përputhet me “Aminin” e melekëve, mëkatet e tij të kaluara do të falen… Secila nga gjërat e përmendura mund të sjell shlyerje. Nëse ai vepron gjëra të cilat shlyejnë mëkatet e vogla, ai do të amnistohet. Ndërsa, nëse nuk posedon as mëkate të vogla e as të mëdha, do t’i regjistrohen atij si vepra të mira, dhe do të lartësohet në pozitë, për këtë arsye… Nëse ka një apo më shumë mëkate të mëdha, dhe asnjë mëkat të vogël, shpresojmë që do t’ia zvogëlojë atij mëkatet e tij të mëdha.” El-Mexhmu’, Sherh el-Muhadhdheb, pjesa 6. 

Shejhul-Islam ibn Tejmijjeh (Allahu e mëshiroftë!), ka thënë: “Shlyerja me pastëri, namaz, agjërim të ramazanit, Arafat dhe Ashure, i referohet vetëm mëkateve të vogla.” El-Fataua el-Kubra, pjesa 5.

Islam Q&A

Burimi në anglisht: http://www.islamqa.com/en/21775

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read