BallinaPraktikaMorali dhe EdukataModestia dhe mospëlqimi i Shejh Albanit për të qenë në qendër të...

Modestia dhe mospëlqimi i Shejh Albanit për të qenë në qendër të vëmendjes

 

Modestia dhe mospëlqimi i Shejh Albanit për të qenë në qendër të vëmendjes

 

 

Sa i përket Imamit të Hadithit, Shejhut -Muhammed Nasiruddin el-Albani (rahimehullah!)-, Ebu Lejla el-Etheri rrëfen:

 

Më 1405 H, gjatë një udhëtimi në Arabinë Saudite, ne po udhëtonim në të njëjtën veturë së bashku me Shejhun dhe gruan e tij, Umm el-Fadl. Kur mbërritëm në Mekë, ishim mysafirë tek një shok i Shejhut, i njohur si Ebu Arab.

 

Derisa ishim atje, një bisedë u zhvillua ndërmjet Shejhut dhe njërit nga pasueit e Alevi el-Maliki, rreth (festimit) të ditëlindjes së Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!).

 

Pasi mbarimit të diskutimit, Ebu Arabi ftoi Shejhun për një vizitë në Bangladesh për tri ditë; vizitë për qëllime të thirrjes në Teuhid tek vëllezërit e Ehlul-Hadith, pasuesit e të cilëve arrinë në miliona.

 

Megjithatë, Shejhu kërkoi ndjesë duke thënë: “Nuk mundem.”

 

Ftesë iu bë edhe për të dytën herë, ku ai u përgjigj: “Nuk mundem.”

 

Ndërkaq, ftesa iu bë edhe për të tretën herë, ku këtë herë Shejhu kërkohej që ta vizitonte Bangladeshin për vetëm një ditë, ku Shejhu prapë u përgjigj: “Nuk mundem.”

 

Pastaj, u kthyem tek pjesa e fjetjes, ku dëshironim të dremitkemi pak. Kështu, larguam një tavolinë që ishte në qendër të dhomës, ku pastaj unë solla një jastëk për neve; Shejhu shtiu kokën e tij në njërën anë, e unë në anën tjetër të jastëkut. Më vonë, po aty, unë e pyeta Shejhun rreth kësaj çështje e cila po më mundonte, duke i thënë: “O Shejh! Pse e refuzove ftesën për ta vizituar (Bangladeshin)?” Ai u përgjigj:

 

“Me të vërtetë kisha frikë për vete time nga fitneja!”

 

El-Imam el-Alameh el-Muhadith Muhammed Nasiruddin el-Albani – fq. 59

 

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Artikulli paraprakTë refuzosh trajtimin e mirë
Artikulli tjetërRrizku

Must Read