BallinaAKTUALETë ndryshmeMyslimanët në Amerikë ndërtojnë xhami me fonde vetanake

Myslimanët në Amerikë ndërtojnë xhami me fonde vetanake

 

 

Myslimanët në Amerikë ndërtojnë xhami me fonde vetanake

 

Pak katër vitesh punë intensive, myslimanët amerikanë të Kalifornisë kanë hapur një xhami të re në jug të vendit, e që është produkti i parë nga financimi i myslimanëve vendas.

Komuniteti mysliman hapi Xhaminë Kubaa në San Gabriel Valley, ku u organizua ndejë e përbashkët.
Xhamia Kubaa është një transformim i një hapësire lutjeje, e cila u improvizua nga një kishë e rrënuar.

Tani, së bashku me xhaminë është ndërtuar edhe qendra islamike, një shkollë, klinikë shëndetësore dhe tri biblioteka.
E veçanta e këtij projekti ishte se është financuar tërësisht nga myslimanët vendas, e që ka kërkuar hiç më pak se 5.5 milion dollar. Xhamia Kubaa ka një pamje mahnitëse, me kupolë të kaltër dhe minare të lartë.

Muret e xhamisë janë dekoruar me kaligrafi islame, tepihët janë nga Pakistani dhe abazhurët janë nga Dubai.
Shumë myslimanë në SHBA, që jetojnë në rrethet e Kalifornisë kishin financuar me nga 100,000 dollarë, ndërsa disa biznesmenë mysliman dhanë deri në 500,000 dollarë.

Gratë myslimane kontribuuan me 100.000 $, përmes shitjes së veshjeve islame si dhe dhjetëra mjeshtër të aftë kontribuuan me shërbimet dhe materialet e ndërtimit për të ulur koston.

Udhëheqësit myslimanë në jug të Kalifornisë thanë se ata gjithashtu do të planifikojnë ndërtimin e mensës ushqimore për myslimanët, një qendër për dhurimin e gjakut, si dhe do të organizojnë takime ndërfetare dhe aktivitete të tjera.
Myslimanët e San Gabriel Valley ishin gjithashtu mirënjohës për fqinjët e tyre të cilët nuk ngritën asnjë kundërshtim ndaj ndërtimit të xhamisë, ndryshe nga projekte të ngjashme në qytete të tjera të vendit.

Ndërtimi i xhamive në SHBA ka hasur vazhdimisht në kundërshtime që nga 11 shtatori, ndërsa një xhami e propozuar pranë Ground Zero në Nju Jork është kthyer në një debat publik kombëtar dhe politik./Indeksonline/ 

 

www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read