Namazi gjatë dializës
Pyetja: Allahu iu dhëntë sukses Shejh i nderuar, pyetësi thotë: Një njeri i është nënshtruar dializës në spital përgjatë tetë muajve të kaluar.
Ai fillon dializën para Akshamit dhe procesi vazhdon për katër orë.
Dhe ai në tetë muajt e fundit ka bërë kombinimin e namazit të Akshamit dhe të Jacisë së bashku, derisa i shtrirë në shtrat, i lidhur me gypat e gjakut, me gjakun duke hyrë dhe dalë nga trupi.
Pyetja e tij: “A ishte namazi i tij gjatë kësaj periudhe i vlefshëm apo i pavlefshëm? Dhe, gjithashtu, shtrati i tij nganjëherë është i kthyer kah kibleja e nganjëherë jo?
Andaj, çfarë duhet që të veprojë nëse namazi i tij nuk ka qenë në rregull”?
Përgjigja – Shejh Feuzan: Problemi me njerëzit e rëndomtë është se ata nuk pyesin, ata falen pa pyetur, dhe kjo nuk lejohet?
Nuk lejohet që ai të falet gjatë dializës, sepse ai nuk ka abdes.
Gjëra dalin dhe hyjnë në trupin e tij; ai nuk ka abdes gjatë kësaj gjendjeje.
Sa i përket namazit, atëherë, ai mund të bashkojë namazet më vonë.
Kështu që, kur dializa të mbarojë – edhe nëse ka filluar përpara hyrjes së namazit të drekës – atëherë ai bashkon Drekën dhe Ikindinë më vonë; qoftë edhe në kohën e fundit të namazit të Ikindisë, d.m.th. menjëherë përpara perëndimit të diellit.
Dhe, nëse ai fillon dializën para namazit të Akshamit, atëherë ai bën nijetin ta vonojë Akshamin dhe ta bashkojë atë me Jacinë qoftë edhe nëse ndodh deri përpara namazit të Sabahut.
Por, ai nuk falet gjatë dializës, kjo nuk lejohet sepse ai nuk është në gjendje të pastërtisë.
Dhe ai, gjithashtu, nuk drejtohet kah kibleja.
Andaj, ai duhet që t’i vonojë namazet.
Por, nëse koha e namazit hynë përpara se ai të fillon dializën, atëherë, ai bashkon namazet më herët.
Pra, ai bashkon namazet[ p.sh. drekën dhe ikindinë në fillimin të drekës, apo akshamin dhe jacinë në fillim të kohës së akshamit] përpara se të hyjë në dializë.
Burimi: www.islamifejaevertete.com