BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeNë sa mënyra bëhet njeriu xhunub?

Në sa mënyra bëhet njeriu xhunub?

 

Në sa mënyra bëhet njeriu xhunub?

 

Pyetja:

Selam alejkum! Së pari përshëndes stafin e ueb-it www.klubikulturor.com dhe Allahu ju shpërbleftë për gjithë ato fjalë miradije dhe që i ishit përgjigjur pyetjes sime disa ditë më parë. Pyetja ime e radhës është: Në sa mënyra bëhet njeriu xhunub?
Selam alejkum!

Përgjigjja:

   Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Personi bëhet xhunub (i papastër) në këto raste:

1. Nëse ndodh ejakulimi i spermës me epsh, pa marrë parasysh në çfarë forme ndodh kjo, qoftë edhe duke qenë në gjumë. Gjithashtu edhe ejakulimi i femrës është i njëjtë.
2. Pas marrëdhënieve intime, mirëpo këtu duhet pasur parasysh se edhe mashkulli edhe femra bëhen të papastër (xhunubë) atëherë kur organi i mashkullit depërton në organin e femrës, por nëse ndodh që organet vetëm preken, atëherë ata nuk konsiderohet se janë bërë xhunubë. 
Gjithashtu këtu duhet pasur parasysh se ata bëhen të papastër nëse ndodh kjo formë e marrëdhënieve (depërtim i organit të mashkullit në organin e femrës), edhe nëse nuk bëhet ejakulimi.
3. Gruaja gjatë periudhës së menstruacioneve dhe të lehonisë (pas lindjes) konsiderohet e papastër, prandaj as nuk falet as nuk agjëron.

Këto janë rastet kur njeriu bëhet i papastër dhe në këto raste ai obligohet të pastrohet (merr gusul). Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

11.4.2008

 

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read