Përçimi i diturisë me përgjegjësi
Parimi: “Jo çdo gjë e cila dihet, duhet që të thuhet; Jo çdo gjë që thuhet duhet që të shpërndahet.”
Imam Buhariu, rahimehullah, shënon:
‘Kapitulli: Përzgjedhja e njerëzve për t’u përçuar diturinë nga frika se të tjerët nuk do ta kuptojnë.”
[Shënuar nga Buhariu në Sahihun e tij [1/300]
Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmend:
“Njëherë Mu’adhi po ngiste me të Dërguarin e Allahut (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) kur ai i tha atij: ‘O Mu’adh ibn Xhebel!’ Mu’adhi iu përgjigj: Në shërbimin tënd o i Dërguar i Allahut. Pastaj, ai i tha: ‘O Mu’adh’ Pas së cilës, Mua’dhi iu përgjigj: Në shërbimin tënd, o i Dërguar i Allahut, duke e përsëritur këtë tri herë. Andaj, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!) i tha: ‘Nuk ka kush që dëshmon se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i tij – me vërtetësi në zemrën e tij- përveçqë Allahu do t’ia ndaloj zjarrin atij.’”
– Mu’adhi ia ktheu:
“O i Dërguar i Allahut, a nuk duhet që t’i informoj këta njerëz dhe të ua jap sihariqin? Pastaj, ai i tha: ‘Jo! Sepse ata do të varen vetëm tek kjo.’” Andaj, Mua’dhi e tregoi këtë në momentin e vdekjes së tij, duke u frikësuar se do të ishte mëkatar [nëse nuk do të përçonte diturinë].
[Shënuar nga el-Buhari në Sahihun e tij [#28]]
Shejh Muhammed bin Salih el-Uthejmin duke komentuar rreth hadithit të mësipërm, thotë:
“Lejueshmëria e kufizimit të diturisë tek disa njerëz krahasuar me disa të tjerë, ashtu që, nëse disa njerëz do të informoheshin rreth disa çështjeve të diturisë do të shkaktonte fitne (sprova dhe telashe).
Ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“Askush nuk u rrëfen njerëzve ato gjëra të cilat ata nuk i kuptojnë, përveçqë, kjo do t’i fus disa nga ata në sprova dhe tollovi(fitne).”
[Shënuar nga Muslimi, në parathënie të Sahihut të tij [1/11]
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“Rrëfeju njerëzve sipas shkallës së tyre të kuptueshmërisë. A dëshironi që Allahu dhe i Dërguari i tij të mohohen(mosbesohen).” [el-Buhari [#197]]
Andaj, dituria duhet që të rrëfehet tek secili person sipas nivelet të tyre të aftësisë, kuptueshmërisë dhe intelektit.”
[El-Kaulul Mufid ala Kitabi Teuhid [1/54]
Shembuj nga gjenerata e ndritshme (Selefus-Salih):
Shembujt e mëposhtëm demonstrojnë rreth këtij principi të bazuar në dituri:
[1]: Ebu Hurejreh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“Janë dy lloje të diturisë të cilat i kam mësuar nga i dërguari i Allahut -shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!- ; nga këto, njëri lloj është ai të cilin e kam rrëfyer, sa i përket llojit tjetër, nëse do ta rrëfeja, do të ma prisnin fytin.”
[El-Buhari, #120]
Shejh Salih bin Abdulaziz Al Esh-Shejh, (Allahu e ruajttë!), ka thënë:
‘Ai nuk i zbuloi këto hadithe sa i përket kësaj fitneje; hadithin sa i përket kundërshtisë së Beni Umejëve, dhe hadithet e kësaj natyre. Ai e ka thënë thënien e mësipërme gjatë udhëheqjes së Muaviut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe Muaviu sapo kishte ri-bashkuar njerëzit pasi që ishin ndarë dhe kishin luftuar njëri tjetrin, historia e së cilës është e njohur. Andaj, pse Ebu Hurejre nuk i ka treguar këto hadithe? A nuk ishin këto hadithe të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!)? Po! Por, këto hadithe nuk ishin hadithe që i përkisnin dispozitave sheriatike, por, ato ishin të një natyre tjetër. Andaj, pse nuk i zbuloi ai ato? Sepse ai nuk dëshironte që të krijonte rrëmujë ndërmjet njerëzve për shkak të tyre. Kjo është arsyeja pse ai nuk thoshte: ‘Ky hadith është i vërtetë, dhe nuk është e lejuar për neve që ta fshehim diturinë.’ Kjo për arsye se, fshehja e diturisë në kohën për të cilën po fliste Ebu Hurejre ishte e nevojshme për të, që ta bënte, sepse ai nuk dëshironte që të shkaktonte ndarje ndërmjet njerëzve pasi që ata së fundi ishin ri-bashkuar në Vitin e Bashkimit (’Amul-Xhema’ah) – nën udhëheqjen e Muaviut (Allahu qoftë i kënaqur me të!).’
[Ed-davabitush-sher’ijjah li maukifil-muslim fil-fiten (fq. 39)]
[2] Ibën ‘Abbas (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
“Po u mësoja Kuranin disa prej Muhaxhirëve, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdurrahman ibn ‘Auf. Derisa isha në shtëpinë e tij në Mina, ai ishte me Omer ibnul Khattabin gjatë Haxhit të tij të fundit. ‘Abdurrahmani erdhi tek unë dhe më tha: Nëse vetëm do ta shihje njeriun i cili erdhi tek udhëheqësi i besimtarëve, duke i thënë: ‘O Emirul Mu’minin: “Çfarë thua për një person i cili thotë se nëse Omeri do të vdiste, unë do t’i jap Bej’an/besatimin filan personit, dhe se –pasha Allahun- besatimi ndaj Ebu Bekrit nuk ishte vetëm se një reaksion, i cili pastaj u përforcua.’ Andaj, Omeri u zemërua dhe i tha: ‘Nëse dëshiron Allahu, do të qëndroj para njerëzve sonte dhe do t’i paralajmëroj kundër atyre të cilët dëshirojnë që t’i pengojnë njerëzit nga të drejtat e tyre.’ Megjithatë, Abdurrahmani i tha: ‘O prijës i besimtarëve! Mos vepro kështu, sepse Haxhi mbledh ra’a (njerëzit e rëndomtë) dhe gauga (ata të cilët anojnë kah e liga dhe dëmet), dhe do të jenë këta të cilët do të mblidhen më së afërmi teje kur të qëndron që t’iu flet njerëzve. Frikësohem se do të ngrihesh dhe do t’iu drejtohesh njerëzve, por, disa njerëz do t’i përhapin fjalët e tua dhe nuk do t’i kuptojnë, dhe disa do t’i shtrembërojnë fjalët e tua dhe do t’i marrin jashtë kontekstit. Andaj, prit derisa të arrish Medinën, tokën e hixhretit dhe sunnetit. Atje, do të gjendesh në mesin e njerëzve të diturisë dhe kuptimit dhe njerëzve më fisnik. Prandaj, atje mund të thuash atë çfarë ke për të thënë, me siguri. Meqenëse, njerëzit e diturisë do t’i kuptojnë fjalët e tua dhe do t’i vendosin në kontekstin e duhur.’ Pastaj, Omeri i tha: ‘Pasha Allahun! Kjo është ajo çfarë do të bëjë në takimin e parë me banorët e Medinës – nëse Allahu dëshiron…’”
[el-Buhari #6830]
El-Hafidh Ibën Haxher, (Allahu e mëshiroftë), ka thënë:
“Këtu mësojmë se dituria nuk duhet që të merret nga tjetër kush përveç njerëzve të dijes; e as nuk rrëfehet, përveç tek ai i cili ka kuptueshmëri; dhe mos t’i rrëfehet atij i cili ka kuptueshmëri të vogël, për shkak të mos mundësisë për të kuptuar.”
[Fet’hul Bari 12/188]
[3] ‘Amr ibn Ebi Kurrah – (Allahu e mëshiroftë!) – ka thënë:
Hudhejfeja gjendej në el-Meda’in dhe ai përmendi gjëra që i dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) do t’i thoshte, derisa i zemëruar, tek disa prej shokëve të tij. Njerëzit të cilët i dëgjuan këto gjëra nga Hudhejfeja pastaj shkuan tek Selmani dhe i përmendën atij ato çfarë kishte thënë Hudhejfeja. Andaj, Selmani do të thoshte: Hudhejfeja është më i ditur për ato gjëra çfarë thotë. Ata u kthyen tek Hudhejfeja dhe i thanë: ‘Ne i përmendëm thëniet e tua Selmanit, dhe ai as nuk i pohoi e as nuk i mohoi.’ Andaj, Hudhejfeja erdhi tek Selmani, i cili gjendej në fermën e tij me perime, dhe i tha: O Selman! Çfarë po të pengon që të pohosh nga ajo që e kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!)? Andaj, Selmani i tha: ‘Me të vërtetë, i Dërguari i Allahut nganjëherë do të zemërohej, dhe do të thoshte gjëra të caktuar tek shokë e tij. Andaj, a nuk do të ndalesh derisa të krijosh dashuri për njerëz të caktuar në zemrat e disa njerëzve, dhe të shkaktosh urrejtje të të tjerëve në zemrat e disa njerëzve, deri në atë shkallë sa t’i çojë ata në dallime dhe përçarje?’ Ti e di se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!) ka mbajtur një hytbe, duke thënë: ‘Cilido person nga Populli im i cili fyhet apo shahet në zemërim, atëherë unë jam njëri nga fëmijët e Ademit (qenie njerëzore), dhe unë zemërohem, sikurse zemërohen ata. Megjithatë, jam dërguar si mëshirë për krijesat. Andaj, (O Allah) bëju atyre (të fyerve dhe të sharëve) bekime në Ditën e Gjykimit.’
Andaj, pasha Allahun! Ose do të ndalesh, ose do t’i shkruaj Omerit.”
[Shënuar nga Ebu Davud #4657. Saktësuar nga Albani në Es-Sahihah #1757]
Burimi: www.islamifejaevertete.com