BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitShejh Dr. Salih ibn El- Feuzan

Shejh Dr. Salih ibn El- Feuzan


Shejh Dr. Salih ibn El-Feuzan


Ai është dijetari i merituar Dr. Salih ibn El-Feuzan ibën Abdull-llah nga familja El-Feuzan që bën pjesë në fisin Ed-Devasir banorë të Esh-Shemasijje në Arabinë Saudite

Lindi në vitin 1354 h. Babai i tij ndëroi jetë në moshën kur shejhu ishte akoma fëmi dhe u rrit nën mbikqyrjen e familjes.

Mësimet e para të Kur’anit, shkrimin dhe leximin i mësoi tek imami i xhamisë, në vendin ku jetonte, Hamud ibnë Sulejman Et-Telal i cili ishte lëxues i njohur i Kur’anit. Ky në të njejtën kohë ishte edhe kadi në vendin Dirje në krahinën e Kasimit.

Në vitin 1369 h. filloi që të ndjek mësimin në shkollën e parë që e hapi qeveria në Esh-Shemasijje të cilin me sukses e mbarroi në vitin 1371 h.

Në këtë vitë ai punësohet si mësues në shkollën El Fejsalije në qytetin e Burejdes, krahina e Kasimit.

Në vitin 1373 h. në Burejde hapet instituti shkencor në të cilin shejhu ndoqi mësimet deri në vitin 1377 h. kur me sukses diplomoi dhe u transferua në Rijad për t’i vazhduar mësimet në fakultetin e Sheriatit të cilin e mbarroi në vitin 1381 h.

Në të njejtin fakultet Feuzan arriti të merr gradën e magjistrit pastaj doktorit në lëminë e fikhut.

Disa nga postet e tij:

Pasiqë diplomoi në fakulltetin e sheriatit u caktua si mësues në institutin shkencor në Rijad. Më vonë ai u transferua në fakulltetin e sheriatit si ligjërues dhe morri postin e ligjëruesit në studimet postdiplomike në fakulltetin e Usuli Din-it. Si ligjërues punoi edhe në institutin e lartë për gjykimë dhe pas një kohë morri postin e drejtorit në të njetin institute. Pasiqë mbarroi punën si ligjërues u transferua në komisionit e përhershëm për fetva dhe hulumtime shkencore ku punon edhe sot.

Ai gjithashtu është anëtar në komisionin e dijetarëve të mëdhenj, në institutin e fikhut praën Rabitas, në komisionin për mbikqyrje në Haxhxh.

Është imam, hatib dhe mësues në xhaminë e Emir Mut’ib ibën Adbulaziz Al Suud në Rijad dhe ka termin të caktuar në radio për përgjigje në pyetjet e dëgjuesve në emisionin e njohur “Nurun aled-Derb”.

Shejh Feuzan është aktivë edhe ne shumë punë të hajrit që janë në shërbim të Islamit.

Mësuesit e tij:

Mësuesi më i njohur i tij është Eminenca e tij Shejh Abdulaziz ibën Abdull-llah ibën Baz [rahimehull-llah] muftiu i Arabisë Saudite.

Nga vargu i mësueve të tij do t’i veçojmë: Shejh Abdull-llah ibën Humejd tek i cili morri mësime në xhaminë e Burejdes, Shejh Muhammed El Emin Esh-Shenkiti, Shejh Abdur-Rezak El Afifi, Shejh Salih ibën Abdur-Rahman Es-Sekiti, Shejh Salih ibën Ibrahim El Belihi, Shejh Muhammed ibën Sebil, Shejh Hamub ibën Ukla Esh-Shuajbi, Shejh Salih El Alij En-Nasir dhe shumë tjerë.

Veprat e tij:

Feuzani është autor i shumë veprave. Nga më të njohurat janë:

1. Et-Tehkikat El Murdije Fi Mebahith El Faradijje (në lëminë e Feraidit) disertacion i magjistraturës

2. Ahkamul Et’imeti Fi Sh-Sheriatil Islamije (në lëminë e fikhut) disertacion i doktoraturës

3. El Irshad ila Sahihil I’tikad (në lëminë e akidës)

4. Sherh El Akide El Vasitijje (në lëminë e akidës)

5. El Bejan fima Ehtaa Badu Kuttab (recenzurë)

6. Mexhmu’ Muhadarat Fil Akideti Ved-D’ave (në lëminë e akidës)

7. El Hutab El Minberijje (hutbe)

8. Min A’lam El Muxheddidin Fil Islam (në lëminë e historisë)

9. Mexhmuul Fetava Fil Fikhi vel Akide

10. Sherh Kitabit-Teuhid (në lëminë e akidës)

11. Nakdul Kitab Halal Vel Haram Fil Islam (recenzurë) botuar në shqip

12. Teakub Ala Ma Dhekerehu El Hatib Fi Hakki Shejh Muhammed Ibën Abdulvehhab

13. El Mulehhas El Fikhij (në lëminë e fikhut)

14. It-Haf Ehlil Iman Di Durus Ramadan (vaze të Ramazanit)

15. Ed-Dija El-Lami’ Ala El Ehadith El Kudsijje El Xhevami’ (në lëminë e hadithit)

16. Bejan Ma Jef’aluhu El Haxh Vel Mu’temir (në lëminë e fikhut)

17. Kitabut-Teuhid (në lëminë e akidës). (Botuar në shqip)

Në fund lusim All-llahun fuqiplotëqë ta bekoje jetën e dijetarit tonë ta bëj të dobishëm ku do që është, Ai me të vërtetë dëgjon çdo gjë dhe iu përgjigjet lutjeve

 

Përktheu: Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read