Shejh Selman El-Aude


Shejh Selman El-Aude


Shejh Selman ibën Fahd ibën Abdull-llah El-Aude lindi në fshatin El Basr në afërsi të qytetit Burejde, krahina e Kassimit Arabia Saudite, në vitin 1376 H.

 

Vitet e fëmijërisë i kaloi në fshat prej të cilit u shpërngul në Burejde për të mësuar. Dy vite me rradh ndjeki mësimet në shkollën fillore për tu transferuar më vonë në institutin akademik ku mësoi gjashtë vite me rradhë. Në këtë institut mësimdhënës ishin një grup i dijetarëve në mesin e të cilëve ishte Shejh Salih Es-Sukajti, Shejh Ali Ed-Dali dhe Shejh Salih el Bulejhi, All-llahu i mëshiroftë.

Qëndrimi në këtë institut i mundësoi Shejhut që të përfiton nga këto dijetarë dhe nga biblioteka e pasur.

Gjatë mësimeve ka mësuar pëmendsh shumë tekste siç janë:

– El-`Usûl Eth-Thalâthe, el-Qawâ`id el-Erba`ah, Kitâb ut-Tewhîd, and al-`Aqîde al-Wâsitijje, që i përkasin lëmisë së besimit.

– Metn ul-Axhurrûmijje të lëmisë së gramatikës të cilën më vonë ua mësonte nxënësve në xhami.

– Metn ur-Rahbijje nga lëmia e të drejtës së trashigimisë.

– Zâd ul-Mustekni` traktati më i njohur i shkollës juridike Hanbelite. Këtë traktat ai e mësoi me komentimet e dy mësuesve të tij Shejh Salih el Bulejhi dhe Shejh Muhammed El Mensur All-llahu i mëshiroftë.

– Nuhbet ul-Fikr e autorit Ibën Haxher El-`Askalânî nga lëmia e terminologjisë së hadithit.

– Një numër të madh të teksteve shkencore i ka mësuar pjesërisht siç është Elfijjetu Ibën Mâlik nga lëmia e gramatikës dhe tekste nga lëmia e fikhut.

Ka arritur gradën e magjistrit në lëminë e Sunnetit dhe shkencat e tij pranë fakultetit Bazat e fesë (`Usûlud –Dîn). Titulli i punimit të tij shkencor është: Gurbetul Islam fi dauis-sunne en-Nebevijje.

.

Nga përafërsisht 50 librat që i shkroi të botuara janë:

1- El Guraba El Evvelun

2- Sifatul Guraba el Evvelin

3- Ahkamul uzleti vel hullta

4- El Hivar El Hadi mea Shejh El Gazali

5- Men lehu hakkul ixhtihad

6- Vesaja lit-tulabil fikh.

Të gjitha këto libra janë të publikuara në faqën: www.islamtoday.net

Ne shqip i eshte botuar “keshtu te derguarit mesonin njerezve fjalen…”NuN-Shkup, 2003

Shejhu mbante ligjerata të regullta në xhaminë e kryesore në qytetin Burejde.

1-Ders të përgjithshëm javor dhe komentimi i haditheve nga libri Bulugul Meram.

2- Ders ditor pas namazit të sabahut: komentimi i Sahihul Buhari, Sahih Muslim , Kitâb ut-Tewhîd, El-`Usûl Eth-Thalâthe dhe Nuhbet ul-Fikr. Gjithë këto mësime dhe veprimtaria e tij u ndërpritën gjatë sprovës të cilën e përjetoi Shejhu së bashku me shumë thirrës.

Qëndroi në burg prej vitit 1415 H deri 1420 H për shkak të disa librave dhe ligjeratave. Pas daljes prej burgut vazhdoi veprimatrinë nga shtëpia e tij duke mbajtur ligjerata pas namazit të akshamit, prej të mërkurës deri në xhuma, nga lëmi të ndryshme siç janë: komentimi i Kur’anit, morali, edukata dhe korrigjimi personal. Është mbikqyrës i faqës www.islamtoday.net e cila është mjaft populare dhe dallohet për nga përmbajtja e temave të ndryshme. Shejhu gjithashtu mban ligjerata nëpërmes Internetit dhe telefonit dhe u përgjigjet pyetjeve në faqën e tij.

Është i martuar dhe ka 12 fëmijë. Fëmiu më i madh i tij quhet Muadh.


Marrë prej: www.islamtoday.net

Shqipëroi: Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read