BallinaAKTUALEFakte dhe StatistikaZgjerimi i Haremit pike me rendesi te madhe ne historine islame

Zgjerimi i Haremit pike me rendesi te madhe ne historine islame

Zgjerimi i Haremit pike me rendesi te madhe ne historine islame

  

Mekë, 21 Gusht: Ministri i Drejtësisë Muhammed Al Eisa përshkroi projektin 80 Miliard rialësh për zgjerimin e Xhamisë së madhe  si një pike e rëndësishme në historinë e dy xhamive të shenjta. Kjo për shkak të shenjtërise dhe lavdisë se vendit i cili bën thirrje për kujdes dhe vëmendje të lartë të shërbëtorëve të Islamit dhe muslimanëve. Këta shërbëtorë të cilët nuk kursyen asnjë përpjekje në përmbushjen e premtimit të tyre tek Allahu dhe pa dyshim do ti marrin bekimet e Tij gjithnjë e më shumë .”  deklaroi Ministri.

Kujdestari i dy xhamive të shenjta Mbreti Abdullah  vuri gurthemelin për zgjerimin historik i cili mbulon 400.000 metra katror në veriperëndim dhe verlindje të xhamisë dhe do të rrise kapacitetin e saj të plotë  në më shumë se 2.5 milion besimtarë.

Projekti i zgjerimit është i dizajnuar për të bërë haxhin dhe umren më të rehatshëm dhe më të sigurtë në pamjen e një zgjerimi fenomenal të haxhilerëve gjatë viteve të fundit, shtoi Al Eissa.

Kjo iniciativë e rëndësishme islame për të siguruar hapësirën për rritjen e numrit të besimtarëve sidomos zgjerimi i Massës ( vendi mes Safas dhe Mervës) do të largoj vështirësitë  me të cilat përballen haxhilerët dhe për ti mundësuar atyre kryerjen e riteve në një atmosferë të relaksuar dhe shpirtërore. Shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i GCC-së Abdulatif Al Zajani përgëzoi Mbretin Abdullah për zgjerimin e ri te Haremit i cili do të përmisoj objektivat për mysafirët e Allahut. Ai tha se projekti do të përmbush kërkesat e rritjës së numrit të haxhilerëve.

Ministri i financave Ibrahim Al Assaf njoftoi se projekti i ri i zgjerimit do të kushtoj 80 Miliard rialë ( 14 miliard e 800 milion euro) në të cilën janë përfshirë paratë e nevojshme për të paguar kompensimin për pronarët  e pasurive të paluajtshme të ndara për projektin.

Shejh Saleh Al Husein kreu i kryesisë së dy xhamive të shenjta vlerësoi lartë ekspertët e universitetit saudit për përgatitjen më të mire dhe dizajnin në përputhje me standardet ekologjike dhe duke inkorporuar standardet e larta të sigurisë.  Ashtu siç mbreti Abdullah dëshiroi e tërë bota islame do të jetë krenare me zgjerimin e projektit te ri.” Tha Shejh Al Husein.

Një dokumentar i shfaqur gjatë ceremonies së hapjës tregoi se porta kryesore e zgjerimit do ta marrë emrin e mbretit Abdullah dhe do të ketë dy minare duke e çuar numrin e përgjithshëm në 11. Sipas burimeve të informuara, hapësira e përgjithshme e Xhamisë së madhe ekzistuese është 356.000 metra katror duke akomoduar 770.000 besimtarë derisa zgjerimi i ri do të përfshijë një hapësirë 456.000 metra katror ku do të akomodoj 1.2 milion besimtarë.

Projekti i ri do të përbehet nga tre pjesë: Konstrukti i ndërtese së re, zgjerimi dhe zhvillimi i oborrit përreth xhamisë duke përfshirë zonat e këmbësorëve, tunelet dhe tualetet dhe zhvillimin e objekteve të shërbimit të klimatizimit, elektrikes dhe ujit të pijshëm.

Një numer i hoteleve të reja do vendosen në fund të oborrit. Rrugë të gjëra do të ndërtohen në mes të ndertesave për besimtarët për të arritur në xhami. Projekti mbulon gjithashtu zhvillimin e zonës Hindi Xhebel.

Rruga Abdullah Bin Zubejri  do të rregullohet dhe do të jetë arteria kryesore që lidh rrugën Haxhun dhe rrugën e parë dhe të dytë unazore. Nje tunel 1200 metërsh nga fundi I zgjerimit duke kaluar nëpër hindi xhebel ndërsa një tunel 1100 metërsh do të ndërtohet nën malin madafie. Ndërsa  xhebel al kabba do të ndërtohet nj ëtunel  700 metërsh për raste emergjente dhe do te ndërlidhet me dy tunelet tjera

Gjatë Xhumasë, mbreti Abdullah poashtu inaguroi oren e kulles së Mekës e cila konsiderohet të jetë më e larta në botë, koncepti i kohës mekase e ngjashme me kohën e Greenwich.


 

Përktheu: Naim Berisha

 

Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/

 

Referencë:

http://www.greaterkashmir.com/news/2011/Aug/22/haram-expansion-a-new-landmark-in-history-of-islam-22.asp

 

 

Artikulli paraprakHallalli është i qartë!
Artikulli tjetërIslami dhe kotësitë

Must Read