Higjiena bazike Islame
Shejh Salih el-Feuzan, shkruan:
[1]: Pastrimi i dhëmbëve: Përdorimi i misvakut[1] është një Sunet shumë i rekomanduar. Ekzistojnë shumë hadithe të cilat përmendin se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – ka inkurajuar përdorimin e misvakut. Misvaku pastron gojën dhe mënjanon aromat e këqija. Përdorimi i tij është prej etiketës islame.
I Dërguari i Allahu – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – ka thënë: Nëse nuk do të ishte për faktin e mos shkaktimit të vështirësive në popullin tim, do t’u urdhëroja që misvaku të përdorej për çdo abdes. [Buhariu]
[2]: Lyerja e flokëve: Është e rekomanduar lyerja e flokëve çdo të dytën ditë, siç vepronte Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – .[2]
[3]: Shikimi i vetes në pasqyrë: Është e rekomanduar për ta shikuar veten në pasqyrë, pas pastrimit dhe rregullimit të vetvetes. Ai shikohet në pasqyrë sepse ka mundësi që diçka duhet që të rregullohet apo të largohet. Kështu që, personi shikohet në pasqyrë përpara se të del e të takohet me njerëz. Ky është Sunnet. I Dërguari i Allahut – alejhis-selam! – shikohej në pasqyrë.[3]
[4]: Përdorimi i aromave të këndshme[4]: Kjo bëhet sepse të gjithë Profetët e kanë praktikuar. Po ashtu, veprohet kështu sepse aroma e personit bëhet e këndshme, jo ofenduese. Andaj, ai aplikon aroma kur del për në namaz[në xhami], dhe veçanërisht kur shkon në namazin e xhumasë. Personi po ashtu përdor aroma të këndshme në tubimet e përkujtimit dhe kur shkon nëpër tubime[derse].
[5]: Rruajtja e vendeve të turpshme[Pjesa Pubike]: Është e rekomanduar largimi i qimeve nga pjesa pubike, e cila mund të bëhet me metodat që mund të kryejnë këtë punë. Kjo është gjithashtu nga tradita Profetike.
[6]: Shkurtimi i mustaqeve: Andaj, ai nuk i lë mustaqet që t’i rriten gjatë. Po ashtu, ai nuk i shkurton tërësisht sepse kjo konsiderohet si një formë e shfytyrimit. Ai e lë bazën e saj. Kjo është sepse i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – nuk na ka rekomanduar për t’i rruar tërësisht; më saktë, ai na ka rekomanduar që t’i shkurtojmë.[5] Kjo është formë e zbukurimit për burrat.
[7]: Prerja e thonjve: Nga tradita e Profetit është prerja e thonjve të duarve dhe këmbëve, dhe ata nuk duhet që të rriten. Rritja e tyre konsiderohet shëmtim dhe përngjasim me kafshët grabitqare.
[8]: Largimi i qimeve nga nënsqetullat: Personi mënjanon qimet nga nënsqetullat e tij me metodat që përdoren për këtë çështje. Kjo bëhet për arsye se, lënia e qimeve që të rriten në nënsqetulla është e pakëndshme, dhe shkakton aroma të këqija.
Përshtati: M.M.
Referenca: Salih el-Feuzan, shpjegimi i Akhsar el-Mukhtasirat, vëll.1, fq. 75-83, shkurtimisht
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com
[2] Abdullah Ibën Mugaffel rrëfen: “I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!, na ka ndaluar që të kujdesemi për flokët tona, përveç çdo të dytën ditë.” [Ebu Davudi 4159, saktësuar nga el-Albani]
Fadaleh ibën Ubejd, rrëfen: “I Dërguari i Allahut na ka ndaluar nga luksi i tepërt.” [Ebi Davudi 4160, saktësuar nga el-Albani]
[3] Ibën Abbasi rrëfen: “Kur i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, shikohej në pasqyrë, ai do të thoshte: “Të gjitha lavd-falënderimet janë për Allahun, Ai i cili më ka zbukuruar pamjen time dhe më ka stolisur me atë me të cilën nuk i ka stolisur të tjerët.” [Musned Ebi J’ala vëll..4/fq. 487]