BallinaPraktikaFikhuKafshët më të mira për t’u therur

Kafshët më të mira për t’u therur[Kurban]

 

Kafshët më të mira për t’u therur[Kurban]

———————————

 

Kafshët më të mira për t’u therur duke u bazuar në llojin:

 

  1. Deveja – nëse theret e plotë (d.m.th. nga një person)
  2. Lopa – Nëse theret e plotë (d.m.th. nga një person)
  3. Dhentë[delja, dashi, shqerra]
  4. Dhitë
  5. Një e shtata e devesë (d.m.th. një deve e ndarë nga shtatë persona.)
  6. Një e shtata e lopës.

 

Lloji më i mirë sa i përket cilësive:

 

  • §Më e majmja
  • §Me më së shumti mish
  • §Më e shëndosha
  • §Ajo me dukjen më të mirë.
  •  

Në një hadith të shënuar nga Buhariu nën autoritetin e Enes ibën Malikut – Allahu qoftë i kënaqur me të! – :

 

“I Dërguari i Allahut – Paqja dhe Bekimet e Allahut qofshin mbi të! – do të therte dy desh të mëdhenj e të majmë bardhe e zi me brinj të mëdhenj.”

 

Nën autoritetin e Ebu Sei’d el-Hudriut, Allahu qoftë i kënaqur me të! -:

 

“Profeti ka therur një Dash Fuhl me sy të zinj, gojë të zezë dhe gjymtyrë të zeza.”

 

Përmbledhur nga të katërtit: sipas Tirmidhiut Hasen Sahih.

 

Nën autoritetin e Ebu Rafi’:

 

“Kur Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – do të therte, ai do të blinte dy desh të majmë.” Në një rrëfim tjetër: “Dy desh Meuxhu.”

 

Shënuar nga Imam Ahmedi.

 

Një Meuxhu është më e mirë sa i përket mishit.

A Fuhl është më e mirë sa i përket dukjes.

 

Kjo është çfarë është më e mira, sa i përket llojit dhe cilësive.

 

————-

Referenca: Dispozitat mbi therjen

Autorë: Imam Ibën Uthejmin

Tema: Bajrami

 

Përshtati: Meriton M.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

Must Read