BallinaPraktikaFikhuMbajtja e zogjve në kafaz

Mbajtja e zogjve në kafaz

 

 

Mbajtja e zogjve në kafaz

 

 

Pyetja: Çfarë gjykimi ka mbajtja e zogjve në kafaz dhe të ushqyerit e tyre me ushqim, pije dhe barna?

 

Përgjigjja:

Lejohet rritja e zogjve, qoftë në kafaz apo jo, me kushtin e sigurimit të ushqimit, pijes, dhe kërkesave të ngjashme. Kjo është kështu për arsye se i Dërguari (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë rreth një maceje: “Një grua ka hyrë në zjarr për shkak të një maceje të cilën e ka mbajtur të mbyllur, as duke ii dhënë ushqim e as pije, e as duke e lënë të lirë që të hajë nga krimbat e tokës. Nëse kështu është për macen, atëherë lejohet edhe për zogjtë dhe të ngjashme – .

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe Lavdërimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!

 

Komiteti i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetua

Kryetar: AbdulAziz bin Abdullah in Baz

Anëtarë: AbdulAziz Al Esh-Shejh; Salih el-Feuzan; Bekr Ebu Zejd

Fetuaja me nr.18807

Burimi dhe Përkthimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read