Ebu Abdurrahman Es-Sulemi
Ebu Abdurrahman Es-Sulemi është një dijetar i shquar islam që ka jetuar brenda viteve 330-412 h. Në kohën e vet ka gëzuar famë e autoritet në mesin e dijetarëve. Thuhet se numri i veprave të tij i kalon të njëqindëtat. Ai ka marrë mësim prej dy hafidhëve të hadithit: Darekutnit dhe Ebu Ali en Nisaburit, pastaj prej Muhamed bin Ahmed er Razit, si dhe nga shumë dijetarë të zuhdit dhe takvasë. Ebu Abdurrahman es Sulemi botën islame e ka pasuruar me një mori të veprave të rëndësishme nga fusha e tefsirit, sunnetit dhe historisë. Po ashtu ai ka qenë mësues i Bejhakiut dhe Kushejriut.
Skeputur nga: “Ujubun-Nefs” Te metat e nefsit
Mehmet Ali Kara, 2.11.2001 – albislam.com