BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitAbdullah ibën Abdurrahman El-Xhibrin

Abdullah ibën Abdurrahman El-Xhibrin


Abdullah ibën Abdurrahman El-Xhibrin


Abdullah ibën Abdurrahman ibën Abdullah El-Xhibrin, apo Ibën Xhibrini, u lind dhe u rrit në Mez’al, i cili shtrihet në perëndim të Rijadit, në vitin 1930. Mësuesi i tij i parë ka qenë Shejhu Abdulaziz Ibën Bazi.

Në vitin 1960 ai u emërua mësues i shkencave islame pranë njërit prej instituteve fetare. Më pas, ai u emërua profesor në Fakultetin e Sheriatit, në seksionin e Akides Islame dhe Rrymave Bashkëkohore.

Në vitin 1970 ai paraqiti një disertacion për të cilin iu dha diploma e Magjistraturës nga Instituti i Lartë, ndërsa titullin e doktorit e mori në vitin 1987.

Në vitin 1982 ai bëhet njëri prej anëtarëve të Kryesisë së Drejtorive të Kërkimeve Shkencore Islame, post të cilin e mban edhe sot e kësaj dite. Përveç kësaj, ai jep 12 mësime në javë, në fusha të ndryshme në xhamitë e qytetit të Rijadit. 


Vdekja e tij:

Në 13 Korrik 2009  –  20 Rexheb 1430, ditën e hënë, pas një sëmundjeje të gjatë ndërroi jetë në Rijad – kryeqytetin e Arabisë Saudite, Dijetari dhe Shejhu i mirënjohur, Shejh Abdullah bin AbdurrRrahman b. Xhibrini, ish -anëtar i komisionit për fetva të Arabisë Saudite. 

Abdullah ibën Abdurrahman ibën Abdullah El-Xhibrin, apo Ibën Xhibrini, u lind dhe u rrit në Mez’al, i cili shtrihet në perëndim të Rijadit, në vitin 1930. Mësuesi i tij i parë ka qenë Shejhu Abdulaziz Ibën Bazi.

Në vitin 1960 ai u emërua mësues i shkencave islame pranë njërit prej instituteve fetare. Më pas, ai u emërua profesor në Fakultetin e Sheriatit, në seksionin e Akides Islame dhe Rrymave Bashkëkohore.

Në vitin 1970 ai paraqiti një disertacion për të cilin iu dha diploma e Magjistraturës nga Instituti i Lartë, ndërsa titullin e doktorit e mori në vitin 1987.

Në vitin 1982 ai bëhet njëri prej anëtarëve të Kryesisë së Drejtorive të Kërkimeve Shkencore Islame, post të cilin e mban edhe sot e kësaj dite. Përveç kësaj, ai jep 12 mësime në javë, në fusha të ndryshme në xhamitë e qytetit të Rijadit.

O Zot, fale Shejh Abdullah b. El Xhibrin dhe ngrite atë në shkallën e të udhëzuarve, zëvendësoje atë me ata që mbesin nga pasardhësit e tij, na i fal mëkatet e tona dhe të tij, o Zot i të gjitha botëve, zgjeroja varrin dhe ndriçoja atë.


(Paragrafi i parë dhe i fundit nga teksti “vdekja e tij” shënim i r.)


Kujtim Ereqi, 28.10.2001 – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprakMuhammed Asad
Artikulli tjetërEbu Abdurrahman Es-Sulemi

Must Read