Muhammed Asad


Muhammed Asad


Shekulli i shënuar me një ide

Njëri nga mendimtarët më të shquar të këtij shekulli – Muhammed Asadi, kaloi në ahiret me 20. 2. 1992 në moshën 92 vjeqare. Është varrosur në varrezat e vogla muslimane të Granadës të cilën shumë e ka dashur, e cila në vitin e kaluar shënon 500 vjetorin e dëbimit të Maurëve muslimanë dhe çifutëve nga Spanja.

Asadi është i lindur në vitin 1900 si Leopold Weiss në Lawow – kryeqytetin e Ukrainës perëndimore, e cila atëherë ka qenë në përbërjen e Monarkisë Austro-Hungareze. Që në rininë e hershme ka shfaqur, siç fliste vet, “shqetësimin e brendshëm dhe prirjen për udhëtime”. Babai i tij ishte avokat çifut, ndërsa gjyshi rabin ortodoks.

Ka studiuar historinë, artin dhe filozofinë në uneverzitetin e Vjenës, pastaj shkoi në Pragë, e më vonë në Berlin, ku bashkpunoi në punën e rrethit intelektual Cafe des Westerns. Në gazetari bëri depërtim spektakular në vitin 1921, duke sharmuar zonjën Gorki (e cila gjendej në vizitën sekrete Berlinit) dhe arriti të bëj intervistë me të, mbi urinë e tmerrshme në Rusi. Ajo i mundësoi promocionin në agjencinë gazetare Znited Telegraph. Në ftesën e axhës së tij Dorian Weissit, psikiatrit të shquar dhe nxënësit të hershëm të Frojdit, po të njejtin vit shkoi në Jerusalem dhe filloi me udhëtimet nëpër lindjen e Mesme, të cilat rrënjësisht ia ndryshuanë jetën e tij. Menjëherë ka shfaqur frymën e pavarur dhe guximin moral në takimin me komitetin akcionar Cionistik dhe haptazi ia tregoi anticionizmin e vet udhëheqësit të lëvizjes Cionistike dr. Chain Weizmannit.

Në atë kohë u bë korrespondent special i Frankfurter Zeitungut të famshëm për lindjen e mesme. Informatat e tij të dalluara, sidomos nga Palestina, i kanë sjellur renome jashtëzakonisht të lartë. Ato tekste më vonë iu kanë botuar nën titullin Unromanistisches Morgenland. Duke vazhduar me udhëtimet e veta, takohet dhe miqësohet me Emirin Abdullahun, e në Kairo njoftohet me mendimtarin e shquar islam shejh Mustafa el Meraghin. Regjistroi kursin e gjuhës arabe në Al-Az’har, duke u bërë njëkohësisht edhe nxënës i reformatorit të madh egjiptas Muhammed Abduhus. Kthesa në jetën e tij u paraqit në vitin 1926 kur e pranoi islamin. Jetoi në Arabinë Saudite rreth gjashtë vjet, ku u martua me Suditen Munire Hussain Ash – Shammarin, me të cilën ka pasur djalin e tij Talatin. Ka qenë në miqësi të ngushtë me mbretin Abdul Aziz ibn Saudin dhe djalin e tij Fejsalin. “Gjithë ato vite në Arabi, miqësia e Saudit është ngre mbi jetën time si dritë e ngrohtë. Më quante mik të vetin, meqenëse, ishte mbret e unë vetëm gazetar. E thërrisja mik timin, për shkak se shpesh m’i hapte mendimet e veta më intime, sikurse që shpesh u ka hapur qesen e tij shumë të tjerëve…”, ka thënë me një rast. Asadi me guxim i ka kryer për mbretin Saudian disa misione të rëndësishme të karakterit informativ dhe ka deprëtuar thellë gjer te bazat e fshehta të Omar Muhtarit në Libinë e okupuar. Pas udhëtimeve të gjata, më në fund erdhi edhe në Indi. Është njohtuar edhe miqësuar me Muhammed Ikballin, babain shpirtëror të Pakistanit të ardhshëm. Së bashku i kanë hartuar supozimet e shtetit islam në formim. Pas fitimit të pavarsisë në vitin 1947, është emërtuar udhëheqës i Repartit për lindjen e Mesme në Ministrinë e punëve të jashtme të shtetit në themelet e të cilit është derdhur edhe mundi i tij. Thellë ka besuar në domosdoshmërinë historike të Pakistanit, “sepse përndryshe muslimanët do të shkriheshin në shoqërinë më të zhvilluar dhe intelektualisht e ekonomikisht më të fortë hinduse.” Si ministër i autorizuar pakistanez pranë Kombeve të Bashkuara, në New York e njofton bashkëshorten e tij të tretë, Pola Kazimirski Hamidën, sekretareshë në Voice of Amerika. Duke prishur më parë martesën me Muniren, me të cilën lindën problemet rreth udhëtimeve të saj me çka u është kundërshtuar zakoneve saudiane, lidhi martesë të re. Pjesën e parë të jetës së vet e ka përshkruar në autobiografinë spirituale “The road to Mecca “ ( “Rruga për në Mekë”, të cilën shpresojmë që së shpejti do ka kemi të përkthyer në gjuhën shqipe ). Ai libër është, sipas vlersimeve të shquara të kritikëve të shumtë, vepër e fuqisë së madhe inspiruese e bukurie; në të autori e ka përshkruar rrugën personale gjer te Islami.

Muhammed Asadi, si mendimtar gjithanshëm i arsimuar dhe i pavarur, pa pikëpamje të ngushta e të kufizuara shpesh të hasura në botën islame, ka patur vizionin personal mbi ardhmërinë e islamit, ashpër duke iu kundërvyer çdo ekstremizmi e kufizimi, por njëkohësisht, thellë duke besuar në domosdoshmërinë e ruajtjes së traditës islame dhe veçantisë kreative në raprot me botën Perëndimore, duke mos u larguar nga Kur’ani e Sunneti. Vepra jetësore i është: “The Message of Qur’an” ( “Porosia e Kur’anit” ), të dedikuar “njerëzve, të cilët mendojnë”. Ai është përkthim jashtëzakonisht i sukseshëm i Kuranit me komente të gjëra e të vlefshme të njeriut, i cili tërë jetën e tij të gjatë e të frytshme ia kushtoi studimit të islamit. Këndëvështrimi i tij është jashtzakonisht krativ, me zgjedhje të cilat shpeshherë janë në kundërshtim me ato konvenconalet, por e tërë vepra i len tërësisë përshypje koherente dhe konsekuente, çka gjithsesi është karakteristikë e Librit të Zotit.

Mbi kalimin e tij në Islam Muhammed Asadi thotë: “Që nga kalimi i tij në islam pandërprerë më janë parashtruar pyetjet: “Përse e keni pranur islamin”? ” Çka ju ka tërhequr veçanarisht në të”? Duhet pranuar se nuk kam përgjegjje të kënaqshme. Nuk ka qenë në pyetje kurrfarë mësimi i veçantë që më ka tërhjekur, por e tërë struktura e mrekullueshme dhe e pashpjeguar koherente e mësimit moral dhe programit praktik jetësor. Madje as tani nuk do të mund të them, se cili më tërhjek më tepër se tjetri. Islami më duket si vepër e përkryer arkitektonike. Të gjitha pjesët e saja janë harmonikisht të konceptuara për të plotësuar e mbështetur njëra-tjetrën; asgjë nuk është tepër dhe asgjë nuk mungon, çka si rezultat jep ekuilibrin dhe qetësinë e plotë. Ndoshta pikërisht kjo ndjenjë se çdo gjë në mësimet dhe postulatet e islamit është “në vendin e vet”, më ka bërë përshtypjen më të fortë në mua. Krahas kësaj mund të ketë patur edhe mbresa tjera të cilat sot më është vështirë t’i analizoj. Tek e fundit, kjo është çështje e dashurisë, ndërsa dashuria është e përbërë prej gjërave të shumta: dëshirave tona dhe vetmisë sonë, qëllimeve tona të lartësuara dhe mangësive tona, fuqisë e dobësisë sonë. Kështu ka qenë edhe me mua. Islami hyri në mua heshtazi dhe fshehurazi, por përgjithmonë.”

E lus Allahun, xh.sh që ta mëshiroj shpirtin e tij për këtë vepër të vlefshme, ndërsa neve të na ndihmoj, e të kemi dobi nga libri i vëllaut tonë Muhammed Asadit.“AMIN ”

 

 

Shkëputur nga:

“Islami në udhëkryq”-Muhammed Asad Mitrovice-1995

 

Adnan Misini, 28.10.2001 – albislam.com

www.Islamifejaevertete.com

Must Read