Hoxhë Faruk Lohaj

 

Hoxhë Faruk Lohaj – Ferizaj

 

Përshkrim i shkurtër:

I lindur më 10.05.1972 në fshatin Mirash të Komunës së Ferizajt.

Shkollën fillore e mbaroi në fshatin Mirash, ndërsa të mesmen në Medresenë “Alaudin” Prishtinë.

Diplomoi më 09.03.1997 pranë Universitetit Islamik në Qytetin e Ndriçuar të Medinës në degën e Sheriatit.

Është në temë të magjistraturës në lëmin e Fikh Mukaren (fikhu krahasues mes shkollave juridike islame) pranë Universitetit të Hapur Amerikan, Kajro Egjipt.

Thirrës nga më të hershmit në Ferizaj por edhe në Kosovë, veçohet puna e tij pranë shoqatës “Wamy” ku ka kontribuar vite më radhë.

Është Imam në fshatin ku ka lindur dhe habit po ashtu.

Ligjërues në shumë kurse për fillestarë dhe shumë të tjera për të avancuar në Prishtinë dhe Ferizaj.

Ligjërues i Fikhut në kursin e avancuar të quajtur “Ta mësojmë fenë” i cili është mbajtur në vitin 2008-2009 në Ferizaj.

 

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com


Must Read