Shejh Abdulaziz ibn Abdullah Ibn Baz
Ishte njëri prej figurave me të shquara të shekullit që 20, kryemuftiu i Arabisë Saudite, Imami i kohës së tij. Vendimet (fetvatë) e tij ishin të padiskutueshme dhe ishte autoriteti fetar të rangut më të lart në vendin e tij dhe në botën islame. Modestia e tij, sinqeriteti, bujaria, fisnikëria dhe kujdesi për çështjet e muslimanëve e bën të dashur tek miqtë dhe ata të cilit ndoshta nuk pajtoheshin me të. Paraqitja e tij shkaktonte respekin e pushtetbartësve. Ishte humanist që asnjëherë nuk i harronte të varfurit, jetimët dhe të vejat dhe vazhdimisht kujdesej për ta. I palodhshëm në punë. Jeta e tij është një shembull i shkëlqyeshëm se si duhet të vepron thirrësi.
Quhet Abdul Aziz ibën Abdull-llah ibën Abdur-Rahman ibën Muhammed ibën Abdull-llah ibën Baz. Shejhu, Al-lameja, Eminenca e tij është lindur në qytetin e Rijadit në vitin 1330H në një familje që ishte e njohur me interesin e saj për shkencat e Islamit.
I ati i tij ndërroi jetë në moshën 3 vjeçare të shejhut dhe kështu barra e plotë e edukimit dhe rritjes u transferua tek ëma e tij e cila sipas fjalëve të shejhut vazhdimisht e ka inkujaruar të mëson shkencat e fesë. Ajo ka qenë motivuesi kryesor që shejhu të mëson Kur’nin përmendsh gjë të cilës ia arriti në moshën 14 vjeçare. Jeta si jetim nuk ishte e lehtë për të. Si i vogël u detyrua të punon më vëllaun e tij Muhammedin i cili tregtonte me (bisht) pelerinat që janë veshje tradicionale e banorëve të Arabisë. Edhe pse roli i tij në mbeshtetjen e familjisë ishte mjaft i madh asnjë herë nuk e neglizhoi mësimin e Kur’anit, hadithit, fikhut dhe tefsirit. Në moshën 16 vjeçare iu dobësua aftësia e të pamurit për shkak të infeksionit. Në moshën 20 vjeçare u sprovua me verbëri. Etja për dituri dhe aspiratat e larta ishin motivuesi kryesor që ai të vazhdon kërkimin e diturisë. Hendikepi i tij edhe pse në atë kohë ishte pengesë evidente nuk e larguan nga kërkimi i diturisë. Ai tani tërë kohën ia përkushtoi kërkimit të diturisë.
Në kërim të diturisë:
Mësimi i tij kishte të gjitha tiparët e shkollës tradicionale e cila bazohej në uljen e nxënësit para mësuesit të tij dhe në përfitimin drejtëpërdrejt prej tij. Në leximin e librave ndihmë të madhe i ofruan familja dhe shokët e tij që lexonin librat me zë që ai të mund të dëgjon. Mësuesit e tij më të dalluar ishin:
Shejh Muhammed ibën Ibrahim Alu Shejh kryemuftiu i Saudisë tek i cili mësoi 10 vjet (1347-1357) dhe i cili e propozoi të emërohet si Kadi (gjykatës) në krahinën El Harexh.
Shejh Muhammed ibën Abdul-Latif ibën Hasan Alu Shejh.
Shejh Salih ibën Abdul Aziz ibën Abdur-Rahman Alu Shejh.
Shejh Sa’d ibën Hamed ibën Atik kadiu i Rijadit në atë kohë.
Shejh Hamed ibën Faris nga i cili përfitoi shumë në lëminë e gramatikës.
Shejh Sa’ Vekas El Buhari i cili konsiderohej si dijetari me i dalluar në lëmin e texhvidit (leximi i drejtë i Kur’anit)
Postet që i ushtroi:
U emërua si kadi në krahinën El Harexh me rekomandim të muftiut të atëherëshëm. Në këtë post mbeti prej 1357H-1371H. Gjatë qendrimit në Harexh jepte mësime të rregullta për çdo ditë përpos të martën dhe të premten. Gjatë kësaj kohe ai sponzoronte disa studentë me qëllim të aftësimit të tyre për thirrje. Më të dalluarit prej tyre ishin:
Shejh abdul-llah El Kenhel
Shejh Rashid El Hanin
Shejh Abdur-Rahman ibën Nasir El Ber-rak
Shejh Abdull-llah ibë Hasen ibën Ku’ud
Shejh Abdur-Rahman ibën Xhelal dhe shumë tjerë.
Në vitin 1371H u emërua mësues ne institutin e lartë shkencor që mëvonë 1373H do të shndërrohet në Fakultetin e Sheriatit ku ishte mësim dhënës prej 1373H-1381H.
Në vitin 1381H emërohet si prorektor e më vonë si rector i Univerzitetit Islamik në Medine.
Në vitin 1395H me dekret mbretëror emërohet si kryetar i Zyrës për hulumtime shkencore dhe fetva në gradën e ministrit.
Në vitin 1414H merr postin e kryemuftiut dhe kryesin e këshillit të dijetarëve të mëdhenj.
Ka qenë edhe kryetar i këshillit inicues për formimin e Rabitasë.
Disa nga të arriturat e tij:
Jeta e shejhut është argument i prerë për përkushtimin e plotë të tij në shërbim të fesë Brenda vendit dhe jasht. Promovimi i Islamit dhe thirrja në të ishin dy çështje që ishin në qendër të vëmendjes së tij. Mbështetja e tij shfaqej në:
1. Sponzorimi i vazhdueshëm i organizatave për thirrje dhe qendrave islame në tërë botën.
2. Fomimi dhe mbikqyrja e shkollave për mësimi të Kur’anit
3. Aktiviteti humanitar dhe kujdesi për gjith shtresat që kishin nevojë.
4. Aktiviteti në thirrje përmes librave, audio kasetave dhe pjesmarrje të rregullt në programet e radios siç ishte emisioni javor Nurun Aled-darb ku u përgjigjej pytjeve të shumta.
5. Derset e rregullta pas namazit të sabahut dhe pas akshamit dhe takimet e shpeshta me njerëzit e thjeshtë. Dyert e shtëpisë së tij asnjëherë nuk ishin të mbyllur dhe sofra e tij nuk mundej të paramendohej pa të huaj.
Këto angazhimet e tij u vlerësuan nga komisioni i shpërblimit “Mbreti Fejsal” dhe në vitin 1402H fitoi shpërblimin për punën e palodhshme në shërbim të fesë Islame.
Veprat e tij:
1. Mexhmu’ul fetava ku janë tubuar gjitha fetvatë e tij dhe artikujt që i ka shkruar
2. El Fevaid El Xhelijje fi El Mesail El Faradijje në lëminë e trashigimisë (Faraid)
3. Et-Tehkik vel Idah (për rregullat e haxhxhit) është përkthyer nga disa nxënës shqiptar në Arabinë Saudite.
4. Et-Tehdhir minel Bide’i (në lëminë e besmit).
5. Nakdul Kaumijje el arabijje (në lëminë e besimit).
6. Ed-da’vetu ilAll-llah ve ahlakud-duat (në lëminë e etikës) dhe shumë libra tjerë.
Një shembull i zemërbardhësisë së tij:
Këtë rast e rrëfen kontabilisti i cili tregon se një ditë tek shejhu ka ardhur një njeri i cili është ankuar për situatën e tij dhe shejhu ka vendosur që t’i ndihmon me 1000 rijal. Duke dalur njeriu në letrën e shjehut ka shtuar një zero dhe kështu shuma që duhej të pagohet u bë 10000 rijal. Kur kontabilisti e pa letrën ju duk shuma e madhe dhe e morri në telefon shejhun i cili kur kuptoi se çfarë kishte bërë nuk u hidhërua as që e qortoi, me zë të qetë tha: Jepja ato të hollat që i kërkon sepse ndoshta nevoja e madhe që e ka e ka detyruar të gënjen. Kështu ishte mësuesi ynë me mendim të mirë për çdo musliman në zemrën e tij nuk kishte vend për dyshime dhe urrejtje për vëllezërit e tij muslimanë. O All-llah mëshiro e mësuesin tonë dhe rritja gradet në xhennet dhe na jep durim në kërkim të diturisë. Amin.
Vdekja e tij:
Në mengjez me 13 maj të vitit 1999 në moshën 90 vjeçare nderroi jetë Shejh Ibën Bazi në xhenazën e tij morrën pjesë afro 1 000000 njerëz duke e përfshirë udhëheqësinë më të lartë të vendit. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjërë.
Talha Kurtishi – Albislam.com
Rreferencë kryesore faqja e shejh Ibën Bazit në internet www.binbaz.org.sa)