BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitEsh-Shejh Abdurr-rrezzak ibn Afifi ibn Atijje

Esh-Shejh Abdurr-rrezzak ibn Afifi ibn Atijje

 

Esh-Shejh Abdurr-rrezzak ibn Afifi ibn Atijje

 

Dallohej më kujtesën e fortë që e kishte, aftësine për kuptimin e gjërave dhe palodhëshmërinë në kërkim të diturisë. Vazhdimisht i zgjëronte dituritë e tij posaçërisht në lëmitë e gjuhës, tefsirit, akidës, hadithit dhe fikhut. Ai që e dëgjonte kur fliste fitonte përshtypjen se ky njeri është ekspert në të gjitha lëmitë e fesë. Shumë njerëz përfituan prej tij dhe tubimet e tij ishin përplot me nxënës…

Ky njeri braktisi atdheun e vet dhe u shpërngul në tokën e Dy Xhamive të Shenjta duke bartë me vete diturinë nga e cila përfituan shumë dijetarë që më vonë u bënë Imamë të dijës. Ibën Uthejmini, Salih Feuzani, Ibën Xhibrini dhe shumë tjerë ishin nxënësit e tij. Nuk i pritonte punës dhe ishte i zellshëm në të. Ibën Uthejmini thotë: Me njohuri të thella, mësues i aftë dhe mendime në të cilët shihet qartë frymëzimi hyjnor. Kush është pra ky njeri…

 

Quhet Esh-Shejh Abdur-Rezzak ibën Afifi ibën Atijje me prejardhje egjiptase. Është lindur në vitin 1323H në vendin Shanshur në komunën Manufijje në Egjipt.

Gjitha nivelet e mësimit i vazhdoi pranë Universitetit El Az-har në Kairo (një prej universiteteve më të vjetër në botë) pranë të cilin diplomoi në vitin 1351H që të vazhdojë mësimet specializuese në katëdrën e Fikhut dhe bazave të tij. Në këtë vend ai fitoi diplomë e cila është në nivel të titullit doktor i shkencave në terminologjinë bashkëkohore.

Pas diplomimit u emërua si mësues pranë Instituteve shkencore të universitetit El Az-har. Në vitin 1386H (1949G) u transferua në Arabinë Saudite ku u vendos në postin e mësuesit pranë shkollës Darut-Teuhid në qyetin e Taifit. Pas dy vitesh, në vitin 1370H u bë mësues pranë institutit shkencor në qytetin e Unejzes ku punoi 5 vjetë e që mandej të transferohet në kryeqytetin Rijad në vitin 1375H ku punoi në shkollat të cilat ishin nën mbikqyrjen e muftit Muhammed ibën Ibrahim Alu Shejh. Më vonë u bë mësues në fakultetet e Sheriatit dhe Gjuhës. Në vitin 1385H u emërua si drejtor i Institutit të lartë për drejtësi që më vonë u transferua në Kryesinë e përgjithshme të drejtorisë për hulumtime shkencore, thirrje, udhëzim dhe fetva ku u formua komisioni i dijetarëve më të mëdhenj ku ai ishte anëtar.

 

Disa fjalë të dijetarëve për të:

Al-lameja Ibën Baz, rahimehull-llah thoshte: Shejhun e nderuar Abdur-Rezzakun e njoh si njeri me modesti të jashtëzakonshme, me njohuri të gjëra…

Ishte i përpiktë dhe i vendosur që punën që kërkohet prej tij ta kryen në mënyrën më të mirë…

E konsideroj prej dijetarëve më të dalluar i cili kaloi mbi 50 vjet në thirrje (davet) dhe mësim. E lus All-llahun që të shumëfishon shpërblimin e tij dhe të lartëson gradat e tij në xhennet duke e lutur që ta zëvendson me zëvendës të mirë dhe t’i ruan pasardhësit e tij.

Ibën Uthejmini, rahimehull-llah thoshte: Ishte njeri i mençur, vizionist… Heshtja ishte cilësi e tij përpos në raste kur bëhej fjalë për çështjet e hajrit të cilët i don All-llahu, subhanehu ve teala. Me njohuri të thella, mësues i aftë dhe mendime në të cilët shihet qartë frymëzimi hyjnor. All-llahun e lus që të shumëfishon shpërblimin e tij dhe të na bashkon me të në gradat e larta të xhennetit se bashku me vëllëzërit tanë besimtar; All-llahu, subhanehu ve teala është Dhurues i begative.

Al-lameja Albani, rahimehull-llah, e përshkruante kështu: Shejhu Abdur-Rezzak El Afifi është prej dijetarëve me vlerë, prej pakicës tek e cila shihen cilësitë e dijetarëve, edukata e tyre, butësia, mosnxitimi dhe kuptimi. Jam takuar me të në disa raste gjatë Haxhxhit dhe në përgjigjet e tij të urta shihej qartë përcjellja e menhexhit të selefit. All-llahu e mëshiroftë.

Abdul Aziz Alu Shejh thotë: All-llahu ia bëri të mundshme të bëhet edukues i disa gjeneratave, kishte dijëni të gjëra në lëmitë e hadithit, tefsirit, fikhut, usulit dhe gjuhës…

Ligjeratat e tij ishin plotë dobi…

Ishte shëmbull i dijetarit i cili vepron sipas diturisë. All-llahu e mëshiroftë.

Salih Es-Sedlani thotë: Ishte mësuesi im në disa nivele të shkollimit tim… Çdo herë që uleja pranë tij përfitoja dobi të reja, ishte i qartë dhe mësuesi më i aftë që kam parë… njerëzit e donin shumë dhe këtë e vërteton prania e shumë njerëzve të shtresave të ndryshme shoqërore në xhenazën e tij.

Nxënësit më të njohur që përfituan prej tij:

• Al-lameja Muhammed Salih Uthejmin, rahimehull-llah

• Abdull-llah El Gudejjan

• Salih El Feuzan

• Salih ibën Muhammed El Luhejdan

• Abdull-llah ibën Abdur-Rahman ibën Xhibrin

• Abdul Aziz Alu Shejh

• Abdull-llah ibën Abdur-Rahman El Bessam

• Abdull-llah ibën Hasen ibën Ku’ud

• Abdull-llah ibën Sulejman ibën Meni’

Shumica e këtyre dijetarëve janë apo kan qenë anëtarë të Komisionit të përhershëm për fetva dhe Komisionit të dijetarëvë më të medhenj.

All-llahu e mëshiroftë mësuesin e mësuesve tanë. Amin. 


Përshtati: Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read