BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitEl Al-lame Muhammed Ibn Ibrahim Alu Shejh

El Al-lame Muhammed Ibn Ibrahim Alu Shejh

 

El Al-lame Muhammed Ibn Ibrahim Alu Shejh

 

Leximi i historisë dhe të biografive në veçanti ndikon në lexuesin e tyre duke e nxitur që të ndjekë rrugën e të parëve që kanë vërtetuar kuptimin e sakrificës dhe vetëflijimit në shërbim të fesë. Nëse kësaj dobie ia bashkangjesim faktin se njeriu për të cilin do të flasim ishte i dalluar me devotshmërinë, bamirësinë dhe trimërinë në përhapjen e fesë atëherë shumëfishohen dobitë e leximit…

Ky njeri ishte burrë i llojit të vjetër të burrave i cili në vetën e tij,si dhunti hyjnore, përmblodhi tiparë që ishin të mjaftueshme që të shpallët si Imam i kohës së tij…

 

Quhet El Imam El Al-lame, oqeani i dijës i dalluari në zgjuarsi Muhammed ibën Ibrahim ibën Abdul-Latif ibën Abdur-Rahman ibën Hasen ibën Shejhul Islam Muhammed ibën abdul Veh-hab Et-Temimi. Ishte njëri prej vargut të bekuar të dijetërëve pasardhës të Imamit Muhammed ibën Abdul Veh-hab i cili u dëshmua si reformator i kohës së tij, i cili punoi dhe luftoi që të pastrohet vatra e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nga mbeturinat e shirkut dhe politeizmit që kishin marrë përmasa të gjëra.

 

Ka lindur me 10 Muharrem të vitit 1311H (ditën e Ashurasë) prej nënës Xheuhere e cila ishte e agjerueshme ditën kur e lindi.

Në këtë shtëpi të diturisë shejhu u edukua në mënyrën më të mirë. Para moshës gjashtë vjeçare filloi kërkimin e diturisë, mësoi Kur’anin përmendsh dhe u ul para shumë dijetarë që më vonë të hendikepohet për shkak të humbjes së aftësisë së pamurit në moshën 17 vjeçare, gjegjësisht në vitin 1328H

Gjatë kërkimit të ditursë përfitoi prej:

Abdur-Rahman ibën Mufejrixhit tek i cili mësoi Kur’anin

Abdull-llah ibën Abdul-Latif (axha i tij) filloi mësimin para tij para se të humbë të pamurit

Sa’d ibën Hamed ibën Atik

Abdull-llah ibën Rashid tek i cili mësoi rregullat e ndarjes së trashigimisë (Feraidin)

Muhammed ibën Abdul Aziz ibën Mani’

 

Veprimtaria e tij:

Ka qenë gjykatës dhe këtë post e mbajti gjashtë muaj.

Ushtroi postin e Imamit në xhaminë njohur me emrin e tij dhe hatib në xhaminë e madhe në Rijad.

Mbante ligjerata të rregullta pas namazit të sabahut, në kohën e duhasë dhe pas iqindisë në disa raste.

Ishte kryemyftiu i vendit edhe para se të hapët zyrtarisht si myfti i Saudisë në vitin 1374 kur u hap Zyra e Fetvave në Arabinë Saudite.

Ushtroi postin e kryetarit të Kryesisë së Instituteve shkencore që u hapën në Arabinë Saudite dhe shumë institucioneve shtetërore që kanë të bëjnë me çështjet e fesë.

Ushtroi postin e kryetarit të këshillit inicues për formimin e Rabitasë.

Në vitin 1380H me iniciativën e tij u hap Univerziteti Islamik që ishte dedikuar për arsimin fetar e muslimanëve që jetojnë jashtë Arabisë Saudite.

 

Disa cilësi dalluese të shejhut:

Ka qenë i zgjuar, i mençur, me kujtesë të fortë. Një shoqërues i tij që e ka shoqëruar 18 vjetë thotë: Këto vite që isha me shejhun nuk ka ndodhur që ndokush ti gjenë gabim gjatë leximit të Kur’anit. Ishte i prerë dhe i vendosur, nuk bënte lëshime. Për këtë dëshmojnë edhe nxënësit e tij.

Ishte modest dhu nuk pëlqente që të lavdërohet me fjalë. Kur ndokush i thoshte Eminenca e tij Shejhu apo Myftiu thoshta All-llahu na i falë mëkatët. Ishte i përmbajtur në shumë raste nuk është përgjigjur ose e ka vonuar përgjigjen disa ditë.

Respektonte kolegët e tij, mësuesit dhe dijetarët në përgjithësi. Nuk lejonte që masa e thjeshtë të flet për këto dijetarë pa marrë parasysh a bëhet fjalë për gjëra të argumentuara apo të paargumentuara.

Nuk lejonte të mirren nëper këmbe ligjet e fesë, kishte kujdes të veçantë për kohën dhe për shfrytëzimin e saj. Edhe në çastet e pushimit kujdesej që të përfiton dhe të përfitojnë të tjerët.

Nuk folte për jetën e tij private, në veçanti për adhurimet që i bënte. Në vetmi miku itij ishte Libri i All-llahut.

Ishte zemërbardhë, i çiltër, nuk lejonte që në praninë e tij të përgojohen njerëz apo të transmetohen fjalë me qëllim të prishjes.

 

Pas jetës së tij të begashme dhe të frytshme në shërbim të fesë përfundoi jeta e tij pas një sëmundje me 24 Ramazan 1389H dhe u varros në varrezat (El’Ud) pasiqë ia fali xhenazën myftiu i ri Abdul Aziz ibën Baz [rahimehull-llah].

All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjërë.


Përgatiti: Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read