Edukata që mungon
E kam thënë dhe vazhdoj ta them: në sferën intelektuale dhe shoqërore nga mungojnë tre lloj edukatash:
1- edukata e mendimit ndryshe.
2- edukata e këshillimit.
3- edukata e dialogut.
Mendimi ndryshe është rezultat i natyrshëm i dallimit të mendjeve, perceptimit dhe dallimit të niveleve të menduarit.
Ajo që nuk është normale është shndërrimi i dallimeve në mendim derë e armiqësive dhe xixë e zjarrit të këputjes së komunikimit.
Njerëzit e mençur akoma vazhdojnë të kenë dallime dhe debatojnë rreth definicionit të mendjes, logjikës dhe kjo aspak nuk depërton deri në nxehjen e zemrës.
Ata e kanë kuptuar shumë mirë se prej ditës që njerëzi janë njerëz do të dallojnë mes vete dhe besojnë bindshëm se:
“Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, Ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete). Përveç atij që e mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. …”. (Hud: 117-118).
A nuk mund të jemi vëllezër edhe nëse nuk pajtohemi, siç thotë kolosi i madh e i mençur Imam Shafiu?
Divergjenca me ty vëllai im nuk domethënë se të urrej, nënçmoj mendjen tënde ose nuk vlerësoj mendimin tënd.
Të dua vëllai im.
Po, pasha Allahun, të dua.
Edhe nëse tërë jetën mbetemi me mendime të ndryshme.
Divergjenca me ty nuk e bën hallall nëpërkëmbjen e nderit tim, nuk e lejon përgojimin tim dhe këputjen e lidhjeve me mua.
Shpresoj të jesh i mençur dhe mendjemprehtë.
Nuk dëshiroj të jesh i marrë dhe fanatik ose ekstremist deri në palcë.
Njerëzit gjatë divergjencave janë tre lloje:
1- Nëse nuk je me mua, kjo nuk domethënë se je kundër meje. Kjo është logjika e njerëzve të mençur.
2- Nëse nuk je me mua, ti je kundër meje. Kjo është logjika e njerëzve të marrë.
3- Nëse nuk je me mua, ti je kundër Zotit. Kjo është veprimi i njerëzve ekstrem.
Mendimet, i dashur vëlla, janë për tu ofruar e jo për tu imponuar.
Për tu publikuar e jo për tu detyruar.
Për tu plotësuar e jo për tu grindur.
Duhet ta kuptojmë mirë se madje edhe mendimet e dijetarëve në çështje të ixhtihadit janë mendime rreth fesë e jo mendime të fesë.
Mos respektimi i mendimit të kundërshtarit dhe abuzimi me vëllazërinë me te, këputja e lidhjeve të dashurisë është tirani e rrezikshme e cila ka nevojë për një pranverë arabe ideologjike, sepse tirania ideologjike është më e rrezikshme në rezultate se sa tirania politike.
Për në fund.
Kur të mësojmë si të kemi divergjenca, do të mësohemi si të zhvillohemi.
Disa prej nesh e kanë të përsosur edukatën e kundërshtimit mes nesh por disa të tjerë janë të pasionuar pas kundërshtimit të edukatës.
Abdullah el-Havil
Përshtati: Bekir Halimi