Abdul Ganij El-Makdisij

 

Abdul Ganij El-Makdisij

 

Kush është Abdul Ganij El Makdisiu: Quhet Abdul Ganij ibën Abdul Vahid ibën Alij ibën Surur El-Xhemaili El-Makdisij El-Hanbeli. Lindi në vitin 541H në Bejtul Makdis në vitin në të cilin lind Imam Muveffek ibën Kudame nga i cili dllohet për shkak të animit kah hadithi në kohë që ibën Kudameja anonte ka lëmia e fikhut. Udhëtoi në Bagdad për të mësuar dhe atje u takua me shumë dijetarë të njohur siç ishte: Abdul Kadir El Xhejlani dhe Ibën Munij biografinë e të cilit e shkroi. Pas Bagdadit udhëtoi në Egjipt, Esbahan, në të cilët u takua me dijetarët e vendit, përfitoi prej tyre, që më vonë të kthehet në Damask ku e përfundoi udhëtimin në kërkim të diturisë.

Mbi moralin e tij:

Në Damask ai filloi të mirret me shkrim, ligjerata dhe përshkrim të librave të dijetarëve. Abdul Ganij ishte i njohur me ibadetin e tij, modestin dhe ndjekjen e selefit në të gjitha sferat e jetës. Urdhëronte në të mira dhe ndalonte prej të këqijave, gjë e cila shkaktoi konfliktin mes tij dhe dijetarëve të bidatit, ashtu që ishte i sprovuar me shumë sprova. Këto sprova do ti gjeni shumë në biografitë e dijetarëve muslihun (përmirësues), ishte bujar, bamirës ndaj njerëzve, i modest dhe krenar.

Disa fjalë të dijetarëve për Hafidh Makdisiun:

Hafidh Dija El Makdisij ka thënë: Kur e pyetnin për ndonjë hadith e kujtonte në moment dhe fliste për të duke e vlerësuar si të saktë apo si të dobët. Kështu ishte puna edhe me transmetuesit e hadithit.

Ibën Rexhebi ka thënë: Hafidh Abdul Ganij El Makdisij, Prijësi i besimtarëve në hadith.

Është parë duke lexuar libra të tëra të hadithit me senedet e tyre në minberin e xhamisë në Damask.

Et-Taxh El Kindi ka thënë: Pas Darekutniut nuk ka pasur Hafidh si puna e Abdul Ganij El Makdisiut.

Ibën Nexhxhari në librin e vet ka shkruar: “…ka shkruar libra bukr të mira në lëminë e hadithit, kishte kujtesë të bujshme dhe dituri të gjërë në gjitha degat e hadithit… (Dhejl Tabekatil Hanabile 2/7-8 të autorit Ibën Rexheb)

Veprat e tij:

Numri i librave që i shkroi kalon 40-shin.

Në mesin e tyre do të përmendim:

El Misbah fi ujuni el ehadith es-sihah

Tuhfetut-talibin fil xhihadi vel muxhahidin

Mihnetul Imam Ahmed

Fedailu Mekke

Dhemmur-rija

El Xhami’ Es-Sagir li ahkam el Beshir en-Nedhir

El Athar el murdijje fi fedaili hajril berijje

Umdetul ahkam (ky libër) dhe tjerë

Shumica e tyre shqyrton çështje të besimit (Teuhid), Fikhut, Hadithit, Këshilla për moralin dhe biografitë e disa përsonaliteteve të shquara.

Vdekja e tij:

Ndëroi jetë ditën e Hënë me 23 Rebi’ul Evvel në vitin 600 sipas hixhrit. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë.

 

Përgatiti: Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprakMuhamed Salih El-Uthejmin
Artikulli tjetërImam Hasan el-Basri

Must Read