Hoxhë Irfan Salihu

 

Hoxhë Irfan Salihu – Prizren


Përshkrim i shkurtër:

Hoxhë Irfan Salihu u lind më 1971 në qytetin e Prizrenit, ku edhe me sukses e përfundoi shkollimin fillore. Më pas i vazhdoi studimet në medresenë e mesme Alauddin në kryeqytet.

Pas përfundimit të medresesë , hoxha jonë i vazhdoi studimet në qytetin e Medines. Mirëpo, për shkak të disa rrethanave familjare, u detyrua ti braktisë ato përkohësisht për tju rikthyer librave sërish pas një viti e gjysmë, por kësaj radhe në shtetin e Jordanisë.

Këtu, hoxha Irfan Salihu e përfundoi fakultetin e Sheriatit në degën fikh-usul, në vitin 1999. Njëherit gjatë periudhës së studimeve, hoxha e pati fatin që ti bashkohet karavanit të gjatë të nxënësve të dijetarit të mirënjohur shqiptarë Muhamed Nasirudin Albani, Zoti e pastë mëshiruar.

Hoxha Irfan Salihu aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e Prizrenit, si Imam në xhaminë Suzi Zerrini dhe njihet për ligjeratat e tij në tribunat e ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Poashtu, hoxha është përkthyes dhe recenzent i shumë librave me karakter fetarë. Prej të cilave Ta mësojmë Islamin dhe Disa tregime për fëmijë janë shumë të njohura për lexuesin shqipëtarë, veqanërisht përmes setit të librave Biblioteka familjare.


Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read