Hoxhë Talha Kurtishi

 

Hoxhë Talha Kurtishi


Përshkrim i shkurtër:

Hoxhë nga Shkupi. Pas arsimit fillor vazhdoi shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup, pas të cilës filloi studimet e Psikologjisë. Duke iu përkushtuar studimit të fesë, mësimet e para rreth gjuhës arabe dhe fesë i merr në institutin e njohur El-Faruk në Cërrik të Shqipërisë. Pas mbylljes të këtij instituti pranohet në Universitetin Islamik në të cilin diplomon në Fakultetin Hadithit dhe studimeve islame. Pas diplomimit kthehet në vendlindje dhe angazhohet në fushën e thirrjes islame. Punon në ueb-faqen Albislam.com gatisë prej themelimit të saj duke publikuar shkrime dhe përkthime të shumta. Është autor dhe përkthyes i shumë teksteve lidhur me biografitë e dijetarëve dhe mendimtarëve. Njëkohësisht punon edhe në fushën e përkthimit të librave dhe redaktimit të tyre. Ka përkthyer librat Historia e fikhut, Virtytet e të Dërguarit, Islami në kohën tonë, Kuptimi i lehtësuar i Teuhidit (në gjuhën maqedone), disa kapituj të librit El Vexhiz etj.

Njëkohësisht i vazhdoi studimet postdiplomike në Universitetin e Shkupit , dega e Sociologjisë, ku edhe magjistroi në vitin 2011, me temën “Faktorët shoqërorë dhe religjioziteti i rinisë në qytetin e Shkupit”

Momentalisht vazhdon punën e tij si redaktor i rubrikës “Sfida” në revistën Albislam, dhe i rubrikës “Zgjodhëm për ju” në ueb faqen albislam.com. Është edhe autor i serialit të video ligjëratave “Adhurimet e zemrës”. Punon si mësimdhënës i lëndës Etika në shkolla fillore dhe vazhdon me përgatitjen e tezës së doktoraturës e cila ka të bëj me një temë shumë të përfolur “Shekullarizmi, mit apo realitet”.

 

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com

Must Read