Kafshët më të mira për t’u therur[Kurban]
———————————
Kafshët më të mira për t’u therur duke u bazuar në llojin:
- Deveja – nëse theret e plotë (d.m.th. nga një person)
- Lopa – Nëse theret e plotë (d.m.th. nga një person)
- Dhentë[delja, dashi, shqerra]
- Dhitë
- Një e shtata e devesë (d.m.th. një deve e ndarë nga shtatë persona.)
- Një e shtata e lopës.
Lloji më i mirë sa i përket cilësive:
- §Më e majmja
- §Me më së shumti mish
- §Më e shëndosha
- §Ajo me dukjen më të mirë.
Në një hadith të shënuar nga Buhariu nën autoritetin e Enes ibën Malikut – Allahu qoftë i kënaqur me të! – :
“I Dërguari i Allahut – Paqja dhe Bekimet e Allahut qofshin mbi të! – do të therte dy desh të mëdhenj e të majmë bardhe e zi me brinj të mëdhenj.”
Nën autoritetin e Ebu Sei’d el-Hudriut, Allahu qoftë i kënaqur me të! -:
“Profeti ka therur një Dash Fuhl me sy të zinj, gojë të zezë dhe gjymtyrë të zeza.”
Përmbledhur nga të katërtit: sipas Tirmidhiut Hasen Sahih.
Nën autoritetin e Ebu Rafi’:
“Kur Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – do të therte, ai do të blinte dy desh të majmë.” Në një rrëfim tjetër: “Dy desh Meuxhu.”
Shënuar nga Imam Ahmedi.
Një Meuxhu është më e mirë sa i përket mishit.
A Fuhl është më e mirë sa i përket dukjes.
Kjo është çfarë është më e mira, sa i përket llojit dhe cilësive.
————-
Referenca: Dispozitat mbi therjen
Autorë: Imam Ibën Uthejmin
Tema: Bajrami
Përshtati: Meriton M.
Burimi: www.islamifejaevertete.com