BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitNjë letër e këndshme nga Ibën Baz deri tek el-Albani

Një letër e këndshme nga Ibën Baz deri tek el-Albani

 

Një letër e këndshme nga Ibën Baz deri tek el-Albani

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Nga AbdulAziz ibën Abdullah ibën Baz tek vëllai i nderuar dhe respektuar, Shejhu i shquar, Nasirud-Din el-Albani, Allahu i dhëntë sukses!

Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

 

Pastaj, për të vazhduar:

Letra jote miqësore më arriti nëpërmes Shejh Muhammed ibën Nasir el-Abudi, Allahu u dhuroftë udhëzimin e tij, dhe më gëzoi pa masë për shkak të informimit rreth gjendjes tuaj të mirë shëndetësore dhe faktit se, ju po vazhdoni të shkruani dhe jepni mësim dhe të thërrisni [në rrugën] e Allahut, dhe të gjitha falënderimet janë për Allahun për këto, dhe unë e lus Atë, të ju jap edhe më shumë sukses dhe të ju dhuroj energji të vazhdueshme për të bërë çdo gjë e cila u sjell dobi muslimanëve, me të vërtetë Ai është më i Mëshirshmi, Më Bujari!

Sikur isha, gjithashtu, i kënaqur rreth përfundimit të përmbledhjes së Sahihut të Imam Muslim ibën Haxhxhaxhit dhe vendimit tuaj për të përmbledhur Sahihun e Imam Buhariut, përderisa, duke treguar vëmendje rreth [thelbit] kuptimeve dhe pa treguar ndonjë dëmtim në to, unë lus Allahun, subhanehu ue te’ala!, të iu dhuroj mirësinë për të cilën shpresoni, dhe t’iu ndihmoj në çdo gjë në të cilën ka dobi për muslimanët dhe në të cilën gjendet shpëtimi i tyre në këtë botë dhe në tjetrën!

Nuk ka dyshim se njerëzit e dijes kanë nevojë për një përmbledhje të Sahihut të Imam Buhariut, në të njëjtën kohë, duke treguar vëmendje në [ruajtjen] e [thelbit] kuptimeve, por, kjo kërkon përpjekje të mëdha dhe kohë më të gjatë, andaj, nëse kjo [detyrë] nuk të pengon nga veprimi i gjërave të cilat janë më të rëndësishme sikurse udhëheqja [e njerëzve], dhënia e mësimit, daveti dhe shkrimi kundër risimtarëve dhe besëtytnive, dhe klasifikimi i haditheve autentike nga ato të dobëtat – atëherë nuk ka dëm në këtë.

 

Në çdo rast, këshilla ime për eminencën tuaj është të kesh frikë Allahun në të gjitha çështjet dhe të kërkosh udhëzimin e Tij [istihareh], subhaneh!, sa i përket këtij projekti fisnik, dhe të kërkosh këshillat e atyre në diturinë dhe këshillën e të cilëve ke besim, dhe atëherë nëse je i kënaqur me këtë, atëherë kërko ndihmën e Allahu dhe vepro – dhe [ne] lusim Allahun t’iu dhuroj atë e cila është e sakta, dhe [t’iu dhuroj] mbështetje dhe lehtësim, dhe të na bëjë neve dhe juve dhe të gjithë vëllezërit tonë thirrës tek udhëzimi,  ndihmues të vërtetës, me të vërtetë, Ai është Gjithë-Dëgjuesi, Ai i cili është Afër, dhe ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje – inshaAllah! – , në kërkimin e ndihmës së disa të cilëve donë mirësinë e ndërmarrjes së shtypjes së përmbledhjes tuaj të Sahihut të Muslimit, dhe unë do t’iu informoj rreth çështjeve që pasojnë, inshaAllah!

 

Sa i përket vëllimeve nëntë, dhjetë dhe njëmbëdhjetë të Fet’hul Barit, atëherë ne i kemi marrë nga Shejh Muhammed AbdulMuhsin el-Kutbi, dhe ato do t’iu arrijnë – inshaAllah! – , nëpërmes disa studentëve.

 

Dhe, ai i cili ju do juve [Shejh Ibën Bazi po i referohet vetes si dikush i cili e do Shejh Albanin] është gati për t’iu siguruar çdo nevojë dhe [t’iu përmbush çdo] kërkesë për të cilën ka mundësi, Allahu na bëftë neve dhe juve nga ata të cilët e donë njëri-tjetrin për hir të Tij, deri kur ta takojmë Atë, subhaneh!, dhe shpresoj që përshëndetjet e selamit t’i përçohen fëmijëve[të mijë] [d.m.th. rinisë], dhe dijetarëve fisnik dhe vëllezërve, veçanërisht, Shejh Zuhejrit, sikurse të gjithë djemve, Dijetarëve dhe vëllezërve midis neve të jenë mirë dhe me shëndet të mirë!

 

Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!

 

PS. Ne kemi përgatitur një kopje të Kitebus-Sunneh të Ibën Ebi Asim me shpenzime të mbuluara nga zotëria i vlerësuar, Hasan esh-Sherbetli, dhe ne e kemi porositur që një sasi [e kënaqshme] të shtypet, dhe ai u pajtua me këtë.

Ne e kemi realizuar një dorëshkrim të librit të lartpërmendur dhe Shejh Hammed el-Ensari, të cilin të gjithë ne e duam, më informoi se ishte e shkruar në një shkrim të mirë, ashtu që, ne e huazuam nga pronari i tij, dhe na u duk e duhur që dy kopje t’ua dërgojmë eminencës suaj për t’i korrigjuar, kontrolluar dhe pajisur me shënime pasi që të na tregosh sasinë e kompensimit [monetar] që mendon se është e përshtatshme për këtë projekt, ashtu që, të informojmë esh-Sherbeliun rreth kësaj dhe të marrim aprovimin e tij!

Ne ia kemi dorëzuar të dy librat e Shejh Emin Lutfiut për t’i pasuar eminencën suaj, dhe ne po presim për një përgjigje të shpejtë nga ju sa i përket kësaj çështjeje.

Shejh Zuhejri më përmendi se ai ka vendosur që të shtyp librin e lartpërmendur dhe do të shpresoja që kontakti të bëhet me të dhe që ai të informohet, ashtu që, unë mund [pastaj] të informohem rreth mendimeve të ju dyve sa i përket kësaj, sepse, frikësohem që ai mund të ketë mendim të veçantë rreth temës, pasi ai ka vendosur ta shtyp librin. Dhe, unë e lus Allahun t’i dhuroj çdokujt sukses të veprojë atë që e kënaq Atë!

Ue sal-lAllahu ala Nebijjina Muhammed ue Alihi ue Sahbihi ue sel-lem.

 

29/3/1390 H [4/6/1970 G]

Referenca: Er-Resail el-Mutebedileh Beinesh-Shejh Ibën Baz uel-Ulema, fq. 53-54.

 

Përshtati: M.M.

Burimi në anglisht: shaikhalbaani.wordpress.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read