Pesë vepra që ta shfrytëzosh kohën tënde
Koha është dhunti e madhe e All-llahut s.ë.t andaj shfrytëzonjeni këtë dhunti.
Shtrohet pyetja si ta shfrytëzojmë kohën?
Dijetari i madh Ibnul Kajim el-Xhevzi ka thënë: “O njeri! Nëse don ta shfrytëzosh kohën atëherë plotësoi këto pesë vepra:
1.Kushtëzimi i vetvehtës,
2.Kontrollimi (të përcjellurit) e vetvehtës,
3.Mundimi,
4.Vetëllogaritja,
5.Dënimi.”
1. Kushtëzimi i vetvetes – me kushtëzuar vetvehten tënde për arsye se shpirti anon në lodhje, dembeli siç ka thënë All-llahu në librin e tij: “Me të vërtetë shpirti të urdhëron për të keq…” (Jusuf: ). Për këtë dijetarët e mëhershëm kanë thënë: “Kush punon sot sikurse dje është i mashtruar, ndërsa kush punon sot më pak se dje është i mallkuar”. Abdullah ibn Mubarek, njëri prej tabiinëve ka thënë: “Përderisa nuk e angazhon shpritin tënd në të vërtetën, atëherë shpirti yt do ta angazhon me të pavërtetën.”
Ti vëlla i dashur e njeh vehten tënde më së miri, e nëse shpirti yt të ka mashtruar duke të thënë se e bëj këtë dhe e bëj atë, dhe nuk e ka bërë atëherë duhet t’i vendosesh kushte më të vështira.
2. Kontrollimi (të përcjellurit) e vetvehtës – të përcjellësh apo të kontrollosh vetvehtën tënde se a thua ato kushte që ia ke vendosur shpirtit tënd, a është duke i kryer apo jo. Ka patur prej selefëve (të parëve tanë muslimanë) që kur dilte prej xhamisë i shkonte syri dhe shikonte haram, e godiste syrin duke i thënë: “O syri im! Këtë dritë (syrin) që je duke shikuar me të, ta ka dhënë All-llahu, a nuk frigohesh që mund ta merr, apo ta ka krijuar këtë dritë që të shikosh haram”
3. Mundimi – dije o njeri që Xhenneti nuk fitohet lehtë sepse është i shtrenjtë siç ka thënë I Dërguari i All-llahut s.a.v.s.
4. Vetëllogaritja – pyete veten tënde o njeri se a je në gjendje të dalësh para All-llahut me këto mëkate që i ke, a e dini o vëlla i dashur se ka mundësi që mund të vij meleku i vdekjes që ta merr shpirtin, pyete veten a je i gatshëm të shkosh? Tregohet me një tregim se një prej të parëve (selefëve) e ka pyetur një shok të vetin Si je? Iu përgjigj ai: Mirë! Ky i tha: Nëse vjen meleku i vdekjes që ta merr shpirtin a je në gjendje të shkosh? Ai shoku i tha: Jo! Ky i tha: Nuk qenke mirë dhe vazhdoi duke i thënë: A ke ndërmend të pendohesh pa thënë nesër? I tha: Jo! E pyeti prapë: A beson se i ke dy shpirta, e nëse njeri del, ti punon me tjetrin? Tha: Jo! Tha: A beson se janë edhe dy botra tjera përveç kësaj bote, dhe vdes e shkon në tjetrën punon, dhe a mendon se meleku i vdekjes të lajmëron para se ta marr shpirtin? Tha: Jo, jo !? I tha: Të gjitha këto po i dëshmon dhe po e llogaritë vetvehten tënde se je i mençur.
5. Dënimi – i vetvehtës, nëse e vëren që shpirti yt nuk po edukohet që të largohet prej punëve të këqija, atëherë denoje veten tënde siç ishte njëri nga të parët (selefët) që e dënoi veten e vet se kur të flas për ndokënd fjalë të këqija, të agjërojë një ditë, dhe e vërente se agjërimi nuk po e ndalon nga kjo punë e keqe atëherë e denoi veten e vet që sa herë të flet fjalë të këqija për të tjerët të japë nga një dinarë dhe në fund tha: “U bë shkak dinari që të më ndaloj nga kjo punë.”
All-llahu në librin e tij fisnik thotë:
“O njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar dhe i urtë. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi” (Infitar: 6-7)
All-llahu është Bujar vëlla i dashur, sepse asnjëherë nuk të ka sanksionuar edhe pse ke bërë mëkate, dhe All-llahu të tregon se tri çështje janë që ty të mashtrojnë o vëlla i dashur:
1.të ka krijuar All-llahu s.u.t. në mënyrën më të mirë
2.të ka përsosur që d.m.th. çdo pjesë të trupit ta ka vendosur në vend të duhur
3.të drejtoi (të bëri të barabartë) d.m.th. prej që të ka krijuar të dy veshët të janë rritur në mënyrë të barabartë, poashtu edhe te dy këmbët, te dy duart, etj. Po të pyes vëlla i dashur a të ka ndodhur ndonjëherë që të shkosh e të blesh njërën këpuce numër 40 e tjetrën 35. Besoj që jo!.