BallinaPraktikaRamazaniShejh Uthejmini rreth një personi i cili han duke qenë i dyshimtë...

Shejh Uthejmini rreth një personi i cili han duke qenë i dyshimtë rreth shfaqjes së agimit?

 

Shejh Uthejmini rreth një personi i cili han duke qenë i dyshimtë rreth shfaqjes së agimit?

 

Shejh Uthejmini, – Allahu e mëshiroftë! – , ka thënë: “Agjërimi i një personi i cili han diçka derisa është në dyshim nëse agimi është shfaqur apo jo, agjërimi tij është në rregull, dhe kjo bie në pesë kategori:

1) Rasti kur ai han duke qenë i sigurt se agimi nuk është shfaqur, në këtë rast agjërimi i tij është në rregull.
2) Rasti kur ai han duke qenë i sigurt se agimi është shfaqur, në këtë rast agjërimi i tij prishet.
3) Rasti kur ai han duke qenë i dyshimtë nëse agimi është shfaqur apo jo, dhe ai anon nga ajo se nuk është shfaqur, agjërimi i këtij personi është në rregull.
4) Rasti kur ai han dhe pinë duke menduar se agimi është duke u shfaqur, edhe në këtë rast agjërimi i tij është në rregull.
5) Rasti kur ai han dhe pinë duke pasur paqartësi e cila nuk i jep një pikëpamje se cili rast ka gjasa më të shumta[ shfaqja apo mos shfaqja e agimit], në këtë rast agjërimi i tij është në rregull.”

Sherh el-Mumti’, vëll. 6, fq. 394-395.

Përktheu: M.M.

Burimi në anglisht: giftsofknowledge.wordpress.com

Burimi në shqip: http://islamifejaevertete.com/ifv/

 

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read