BallinaPraktikaFikhuVendimi mbi faljen me rroba të cilat kanë disa qime të maces...

Vendimi mbi faljen me rroba të cilat kanë disa qime të maces në to?

 

Vendimi mbi faljen me rroba të cilat kanë disa qime të maces në to?

 

 

Pyetja 176304 – Kam disa mace në shtëpi dhe për shkak të kësaj, disa prej rrobave të mia ndodh të kenë qime në to (qoftë kur i shoh apo jo). Një shok më tha se një mësues fetar i kishte thënë se nëse falemi dhe ka më shumë se 3 qime të maces në rroba, namazi jonë nuk pranohet. A ka ndonjë burim (në Kuran/hadith) që flet rreth kësaj?

 

Përgjigja: Falënderimi qoftë për Allahun!

 

Macet janë të pastra (Tahir) dhe jo të papastra (nexhis), për shkak të rrëfimit nga Ebu Davudi (75), et-Tirmidhi (92), en-Nesa’i (68) dhe Ibni Maxheh (367) nga Kebsheh Bint Ke’b Ibën Malik, dhe arrjes së Ebu Katades për të marrë abdes, pasi që ajo kishte përgatitur ujin për të. Një mace erdhi dhe piu nga uji, dhe ai lakoi enën për të, ashtu që të mund të pinte. Kebsheh thotë: Ai më pa duke e shikuar atë dhe më tha: A po të duket e çuditshme, O bija e vëllait tim? I Dërguari i Allahu – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – ka thënë: “Ato(macet) nuk janë të papastra, atë janë prej atyre që vërtiten rreth juve.”

 

Klasifikuar si Sahih nga el-Albani në Sahih Ebi Davud, dhe gjetiu.

 

Imam Tirmidhiu tha, duke komentuar në të:

 

Ky është një hadith Hasen-Sahih, dhe kjo është pikëpamja e shumicës së dijetarëve nga shokët e Profetit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – , dhe nga Tabi’inët dhe atyre që erdhën pas tyre, sikurse esh-Shafi’i, Ahmedi dhe Is’haku. Ata nuk e konsideronin të keqe, ujin nga i cili kishte pirë një mace.

 

Mbaroi citati.

 

Es-Sanani – Allahu e mëshiroftë! – ka thënë: Në këtë shpjegim ka një anim kah jo se Allahu i ka bërë ato[macet] sikurse robërit në atë se ato janë shumë të afërta me njerëzit e shtëpisë dhe kalojnë shumë kohë me ta. Prandaj, Allahu i ka bërë gjërat e lehta për robërit e tij duke përcaktuar që macet të mos jenë të papastra, ashtu që, për të shmangur vështirësinë. Ky hadith tregon se macet dhe uji nga i cili kanë pirë janë të pastra (Tahir).

 

Mbaron citimi nga Subul es-Selam, 1/24.

 

Nëse uji nga i cili kanë pirë macet është i pastër, atëherë, është më se e natyrshme se, qimet duhet të jenë të pastra, gjithashtu. Ibën Kudameh – Allahu e mëshiroftë! – ka thënë:

 

Në rastin e të gjitha kafshëve, vendimi rreth lëkurës, qimeve, djersës, lotëve dhe pështymës është i njëjtë me vendimin e ujit nga i cili kanë pirë, sa i përket asaj se nëse është i pastër apo i papastër.

 

Mbaroi citimi nga el-Mugni, 1/46

 

Në fakt, mendimi më i drejtë është se qimet e të gjitha kafshëve, qoftë nëse hahen[kafshët] apo jo, janë të pastra, sikurse është deklaruar nga Shejhul Islam Ibën Tejmijje – Allahu e mëshiroftë! – .

 

Të gjitha qimet, puplat dhe leshi janë të pastra (Tahir), qoftë nëse janë nga lëkura e një kafshe mishi i së cilës hahet apo një kafshë mishi i së cilës nuk hahet, dhe qoftë nëse kafsha është e gjallë apo e vdekur. Kjo është pikëpamje shkencore që është më e sakta.

 

Mbaron citimi nga Mexhmu’ el-Fetaua, 21/38

 

Ai, gjithashtu, ka thënë:

 

Mënyra sesi qimet jetojnë është e krahasueshme me mënyrën sesi jetojnë bimët, dhe jo sesi jetojnë kafshët; ato zhvillohen, ushqehen dhe rriten sikurse bimët të cilat nuk kanë ndjesi dhe nuk mund që të lëvizin me vullnet të lirë. Pasi që kafsha të ngordh, qimet nuk bëhen të papastra [nexhis].

 

Mbaron citimi nga Mexhmu’ el-Fetava, 21/98

 

Është mirë e ditur se macet lëvizin shumë, vijnë dhe shkojnë, andaj, nuk ka dyshim se disa nga qimet e tyre bien, për shkak të, lëvizjeve përgjatë shtëpisë dhe fërkimit rreth orendive dhe kështu me radhë. Ne nuk dimë diçka nga Profeti – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – [që ai] të ketë ndërmarrë masa paraprake për ta shmangur apo t’i ketë udhëzuar të tjerët për të vepruar kështu, për më tepër, për faktin se, ai ka thënë, “Ato nuk janë të papastra.” Andaj, kuptohet nga më lartë se qimet e maces janë të pastra dhe nuk ka rëndësi nëse disa nga qimet e saj arrijnë në rrobat e tua, qoftë kur kjo ndodh derisa falesh apo ndryshe.

 

Sa i përket mësuesit i cili ka thënë se, nëse dikush falet me më shumë se tri qime në rrobat e tyre, namazi i tyre nuk pranohet, kjo është një thënie e papranuar, për shkak të mos patjes së argumenteve për këtë. Më saktë, argumentet flasin për të kundërtën, siç u pa më lartë.

 

Por, dëshirojmë të tërheqim vëmendjen rreth faktit se mbajtja e maceve në shtëpi mund të çojë në përhapjen e disa sëmundjeve, sipas caktimit të Allahut, andaj, është esenciale për të marrë parakushte në këtë aspekt dhe të tregohet vëmendje rreth masave të nevojshme.

 

Dhe Allahu e di më së miri!

 

Përshtati: M.M.

Burimi në anglisht: islamqa.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read