BallinaPraktikaFikhuCili është qëndrimi i Islamit ndaj demokracisë, votimeve dhe punësimit në këtë...

Cili është qëndrimi i Islamit ndaj demokracisë, votimeve dhe punësimit në këtë sistem?


Cili është qëndrimi i Islamit ndaj demokracisë, votimeve dhe punësimit në këtë sistem?


Pyetje: Çka është dispozita e demokracisë, si dhe të punuarit, pra të kesh post në parlamentin e Parisit, ose të punosh në ndonjë punë tjetër në pushtetin demokratik? Si dhe çka është dispozita zgjedhjes apo votimit të ndonjë personi në rrugë demokratike?


Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut …

Një: Demokracia është sistem tokësor, që do të thotë gjykim i popullit për popullin, me këtë është në kundërshtim të Islamit, sepse gjykimi i takon vetëm Allahut të Lartësuar, andaj nuk lejohet ti jepen kompetencat e ligjvënies dikujt nga krijesat pa marrë parasysh kush është ai.

Në librin “ Meusuatu edjan vel-medhahibul-muaser” (2/1066,1067) qëndron: “Nuk ka dyshim se sistemi demokratik është një nga llojet e shirkut bashkëkohor, në respektim, nënshtrim, ose në ligjvënie, duke e hedhur gjykimin e Krijuesit absolut dhe dhënien e kësaj kompetence dikujt nga krijesat, Allahu i Lartësuar thotë: “Ata që ju adhuroni përveç Allahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. Allahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta, vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos Allahut, e Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm se Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Suretu Jusuf,ajeti : 40) Po ashtu Allahu thotë: “Gjykimi i takon vetëm Allahut.” (Suretu Enam, ajeti : 57)

Detajet në këtë kontekst i kemi shpjeguar në : “Seancën Nr: 98134 islam-qa”

Dy: Kush e din së çfarë sistemi është demokracia dhe dispozitën e saj, e pastaj kandidon veten e tij apo dikë tjetër duke qenë i pajtuar me këtë sistem, ky njeri është në rrezik të madh, ngase sistemi demokratik është në kundërshtim me Islamin ashtu siç u cek më parë.

Ndërsa ai i cili del kandidat ose si votues në këtë sistem, me qëllim që të futet në atë ndejë dhe ti kundërshton ata, me argumente si dhe duke u munduar ta zvogëlojë sherrin dhe dëmin sa ka mundësi, që të mos e shfrytëzojnë këtë ambient njerëzit e këqij ose ateistët të cilët bëjnë shkatërrim në tokë, të cilët ua prishin dunjanë njerëzve dhe fenë e tyre, prandaj kjo çështje është punë ixhtihadi, krejt varret nga dobia që pritet pas saj. Derisa disa prej dijetarëve e shohin se pjesëmarrja në zgjedhje është obligim.

Kur është pyetur shejh Muhamed ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë për dispozitën e votimeve, është përgjigjur: “Unë e shoh se votimi është vaxhib (obligim), duhet ta votojmë atë të cilin e shohim se ka hajr prej tij, sepse po që se njerëzit e mirë rrinë indiferent, atëherë kush do e zë vendin e tyre? Atëherë sigurisht vendin e tyre do ta zënë njerëzit e këqij, ose njerëz pasiv që as bëjnë mirë e as keq, të cilët i ndjek çdo grindavec, prandaj duhet ta zgjedhim dikë të cilin e shohim se është i mirë.

Në qoftë se dikush thotë: E zgjodhëm një mirëpo ata të parlamentit e fituan atë.

Themi: Kjo nuk prish punë, pasi që këtij njëshit po i dha Allahu bereqet kur i jepet mundësia të fol për realitetin në atë kuvend e patjetër të ketë ndikim nga ai, mirëpo ajo çka na mungon neve është sinqeriteti me Allahun, çdoherë mbështetemi në çështjet material të prekshme dhe nuk shikojmë në fjalën e Allahut të Madhëruar … andaj voto atë në të cilin mendon se ka hajr dhe mbështetu në Allah.” (Likaat babul-meftuha, shiriti 211- II)

Komisioni i përhershëm për fetva është pyetur: “A lejohet të votojmë në zgjedhje dhe të kanditojmë dikend në to?

U përgjigjën si në vijim: “Nuk lejohet muslimanit të del si kandidat në një qeveri që nuk gjykon me ligjin e Allahut, si dhe nuk punon me sheriat, po ashtu nuk i lejohet muslimanit të votojë për kësi qeverish, përpos rastit kur kandidati është musliman si dhe votuesit shpresojnë se me hyrjen e tyre në këto zgjedhje do ta kthejnë gjykimin me ligjin e Allahut sheriatin islam, ndërsa këtë punë e marrin si mjet për të arritur tek marrja e sistemit, si dhe gjithashtu ai i cili hyn si kandidat në këto poste të mos bën punë që bien ndesh me sheriatin islam “.

Shejh Abdulaziz ibn Baz , shejh Abdurezak Afifi, shejh Abdullah ibn Gudejan, shejh Abdullah ibn Kuud”. (Fetava lexhnetu daime , 23/406,407)

Po ashtu janë pyetur: “Siç e dini tek ne në Algjeri ka të quajturat ”zgjedhje ligjore” ndërmjet tyre ka edhe parti që thirrin në gjykimin islam, ndërsa disa tjera nuk e duan gjykimin islam. Çfarë është dispozita e kandidatit që është kundër sistemit islam ?

U përgjigjën: “Muslimanët e kanë obligim që në vendet ku nuk gjykohet me sheriatin islam, ta japin mundin e tyre maksimal që ta sjellin sistemin islam në gjykim, si dhe të bëhen një dorë me partinë e cila njihet që do të gjykojë me sheriatin islam, ndërsa ndihma ndaj atyre që thërrasin në moszbatimin e sheriatit islam nuk lejohet, mirëpo personin në fjalë e çon në kufër bazuar në fjalën e Allahut ku thotë: “(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti Allahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti Allahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se Allahu ka për qëllim t’i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës. A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i Allahut?” (Suretu Maide, ajetet: 49-50). Për këtë arsye kur Allahu ka sqaruar se bën kufër ai i cili nuk gjykon me ligjin e Allahut po ashtu ka urdhëruar të ruhemi që të mos ju ndihmojmë atyre e as ti marrim për miq, gjithashtu ka urdhëruar që besimtarët ta kenë frikë Allahun realisht, ku Allahu thotë: “O ju që besuat! Mos i merrni për miq ata të cilëve u është dhënë libri para jush edhe as jobesimtarët që me fenë tuaj tallen dhe luajnë. Kini drojë Allahun po qe se jeni besimtarë”. (Suretu Maide, ajeti :57)

Allahu jep sukses, përshëndetjet dhe mëshira e Allahut qoftë mbi pejgamberin tonë Muhamedin familjen e tij shokët e tij dhe paqja ”.

“Lexhneti daime lil-buhuthil-ilmije vel-ifta”

(Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz , shejh Abdurezak Afifi, shejh Abdullah ibn Gudejan, 1/373).

Allahu e di më së miri


Përktheu: Nexhat Ceka – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read